Më të fundit

  • “Eksport” mbetjesh nga Shqipëria drejt Kroacisë

    Shumica e mbetjeve që ndosin brigjet kroate mbërrijnë nga vendet fqinje: Shqipëria, Greqia e Mali i Zi, e problemi sipas autoriteteve vendase është i vazhdueshëm. Në muajin tetor, thasë të tëra me mbeturina, sidomos plastike, u hoqën nga brigjet e ishullit të Lastovës, më i fundit i shpallur “park natyror” në vend. Për shkak të rrymave detare, problemi i mbetjeve detare në Kroaci është përsëritur parreshtur, e dallgët e ngritura gjatë stuhive apo erërave të forta e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

    Lexo me shume
  • Dokumenti i Brukselit për HEC-et rrëzon “superfuqinë” shqiptare të energjisë në rajon

    Duket se po i vjen fundi “lulzimit” të superfuqisë energjitike në rajon, që u shpall me bujës në 2009, se do bëhej Shqipëria, e cila u pasua me një valë tjetër qindra lejesh e kontratash të firmosura për HECe në 2013, në prag të ndërrimeve të pushteteve. Joshja prej “superfuqie” nga maxhoranca e sotme ka qënë jo e vogël duke vazhduar me plotë leje të dhëna edhe në zona të mbrojtura me ligj. Kjo kohë duket po merr fund.

    Lexo me shume
  • Rrugët e reja me korsi biçikletash në Tiranë

    Gjithnjë e më shumë Tirana po i ngjason qyteteve europiane. Krahas përmirësimit të infrastrukturës bazë, tashmë në rrugët e reja, por edhe ato ekzistuese po reflektohen të njëjtat parametra si bulevardet europiane, ku mendohet për hapësirat që respektojnë ata që duan të lëvizin me makina, por në të njëjtën kohë edhe kalimtarët apo ata që lëvizin me biçikleta. Bashkia e Tiranës në zbatim të strategjisë së transportit të qëndrueshëm në kryeqytet, parashikon sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve sipas parimit të shpërndarjes së sipërfaqes së rrugës për çdo përdorues duke i dhënë prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore.

    Lexo me shume

MJEDISI SOT 153

Kuptimi për cilësinë e jetës në qytet po evolon: në qytetet më të mëdha të vendit tonë i kemi tejkaluar kërkesat nga shërbimet bazë tek ato që ndihmojnë funksionimin më të lehtë, më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm të hapësirave urbane.

Lëvizja, apo si rëndom kemi filluar ta dëgjojme si fjalë në përdorim mobiliteti, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan e Shkodër ka ndryshuar jo vetëm fluksin e mjeteve në rrugë, por edhe kërkesat e qytetarëve për mënyra të reja, përfshirë transportin publik dhe biçikletat. Alternativat, që pak kohë më parë dukeshin futuriste, sot diskutohen si zgjidhje për më shumë mobilitet racional, ku integrohen të gjitha mënyrat e transportit. Sekreti është të mos lejosh makinat, taksitë apo autobuzët të konkurrojnë në të njëjtin intinerar udhëtimi. E për më tepër, të mos konkurrojnë ecjen me këmbë apo biçikletë në qytet. Duke ecur nëpër Tiranë, ndeshesh shpesh me nervozizmin e shoferëve, këmbësorëve dhe çiklistëve për mosrespektimin e korsive apo të sinjalistikës. Këtë aspekt e shoh si tregues i konkurrencës për lëvizje më të shpejtë dhe mungesë rregulli në qytet.

Transporti në ditët e sotme ka shumë çështje të debatueshme: shtimi i korsive të biçikletave apo trotuarë me të gjerë; makina elektrike dhe autobuzë urbanë me korsi të dedikuara kundrejt mjeteve tradicionale që mund të furnizohen ngado e qarkullojnë më shpejt; ecja me këmbë për në punë e në shkollë kundrejt distancave më të largëta në qytet që rriten.

Një ditë e zakonshme në qytet të krijon përshtypjen e nje kaosi lëvizjeje ku gjithkush rend shpejt dhe për kudo. Gjithashtu, kaosi mediatik reflekton realitetin: ku nga njëra anë dëgjon përpjekjet për të zbatuar tendenca të reja si zonat pedonale, korsi biçikletash, parkingje publike të mëdha dhe vende furnizimi për makinat e para elektrike në Shqipëri, dhe nga ana tjetër trafiku i rënduar, ajri i ndotur dhe vonesat e arritjes në destinacion.

Qyteti i së ardhmes duhet të këtë transport më të shpejtë, më të lirë dhe inteligjent, me biçikleta që kanë korsinë e tyre të mirëpërcaktuar. Gjithashtu, diskutimin për zhvillimin e qyteteve tona e shohim në funksion të lëvizjes së njerëzve. Vëmendje e veçantë në planifikimin urban duhet ti kushtohet lëvizjes së fëmijëve dhe moshës së tretë, njerëzve me nevoja të veçanta që kanë vështirësi në lëvizje. Qyteti ynë i së ardhmes duhet të krijojë mundësi që të gjithë të lëvizin lirshëm dhe shpejt. E shoqëruar me më shumë lehtësira urbane efiçente, më shumë dyqane dhe shërbime më të mira, do ta bëjë qytetin, jo vetëm një nevojë për të qenë afër shkollimit dhe vendit të punës, por edhe një vend të dëshiruar për të jetuar.

SHKARKO DOKUMENTIN [PDF]