Më të fundit

  • Projekti për ndërtimin e aeroportit të ri, kërcënon zonën e mbrojtur "Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë"

    Gjatë ditëve të fundit, në media, po qarkullon lajmi i ndërtimit të një aeroporti të ri në afërsi të qytetit të Vlorës dhe pikërisht në zonën e quajtur Akërni, e cila ndodhet në brendësi të plotë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë. Ndërtimi i një aeroporti të ri, është padyshim një lajm I përgëzueshëm dhe i mirëpritur për shumicën e publikut, megjithatë vendndodhja e propozuar e ndërtimit të këtij aeroporti është e papërshtatshëm dhe mjaft e dëmshme për natyrën dhe biodiversitetin e lartë të zonës.

    Lexo me shume
  • Simbolika, 550 rrënjë ulliri në Petrelë për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

    Në përkujtimin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryeqytetit iu shtuan 550 ullinj rreth Kalasë së Petrelës, si simbol i shpresës, miqësisë dhe i jetës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me përfaqësues të komunitetit të arbëreshëve të ardhur nga Italia, iu bashkuan aksionit për mbjelljen e ullinjve të rinj, që do të jenë pronë e banorëve të zonës, si një trashëgimi e pasur që vjen që nga koha e Skënderbeut.

    Lexo me shume
  • “Liqenin e Fierzës e mbulojnë mbetjet plastike”, videoja shqetësuese bëhet virale në rrjet

    Ndotja në liqenin e Fierzës mbetet ende një problem shqetësues, edhe pse banorë të zonës dhe ekspertë të mjedisit kanë ngritur herë pas here zërin. Tashmë shqetësimi për nivelin e ndotjes në liqenin e Fierzës i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Një video e publikuar në NewsFlare dhe LiveLeak, e cila tregon nivelin e madh të ndotjes në këtë liqen, është bërë virale vetëm në pak orë pasi u publikua.

    Lexo me shume

MJEDISI SOT 154

Afër detit, afër mbretit! Kjo shprehje e qëmoçme ka pasur kuptimin e saj, për privilegjin e njerëzve që jetojnë, punojnë dhe komunikojnë me detin. Për ne, që kemi jetuar gjithmonë afër tij, ai është bërë pjesë e jona, paçka se nuk e kuptojmë gjithmonë përse.

Fatmirësisht, këto 25 vitet e fundit qeveritë shqiptare, falë zhvillimeve të jashtëzakonshme që kanë bërë në shkencat e komunikimit, kanë filluar të komunikojnë dhe me detin e t’i plotësojnë të gjitha dëshirat e tij.

U ankua deti se ishte pak i vetmuar, e ne me vrap i ndërtuam një seri vilash, pallatesh, diskosh e rrugësh që të kishte me çfarë të merrej e të mos i lodhej syri duke parë gjelbërimin përtej.

U ankuan valët se vriteshin kur përplaseshin në breg, e ne të prekur në sedër, i ndërtuam gjithëfarë valëpritësish, dallgëthyesish, pistash e molesh që valët të ishin të sigurta dhe të hipnin sipër rërës bezdisëse.

Folën dhe peshqit se kishin kohë që hanin vetëm ushqim bio, e u solidarizuan edhe njerëzit e largdetit ku në çdo përrua, rrëke apo lumë bëhej garë solidariteti për të ushqyer peshqit e shkretë me plastikë, gomë e çfarëdo materiali që mund t’iu siguronte një dietë të plotë kimike.

Deti do të kërkojë përsëri dhe të gjithë do ta përkthejnë përsëri në çfarë i duhet! Në fakt, unë them që në fund të fundit, le t'i lemë ca kohë pa ia plotësuar dëshirat Adriatikut e Jonit tekanjoz!

Në fund të fundit, jemi dhe republikë parlamentare dhe nuk do t’i rrimë ngjitur, siç i rrinte mbreti!

LEXO REVISTEN [.pdf]