Më të fundit

  • “Eksport” mbetjesh nga Shqipëria drejt Kroacisë

    Shumica e mbetjeve që ndosin brigjet kroate mbërrijnë nga vendet fqinje: Shqipëria, Greqia e Mali i Zi, e problemi sipas autoriteteve vendase është i vazhdueshëm. Në muajin tetor, thasë të tëra me mbeturina, sidomos plastike, u hoqën nga brigjet e ishullit të Lastovës, më i fundit i shpallur “park natyror” në vend. Për shkak të rrymave detare, problemi i mbetjeve detare në Kroaci është përsëritur parreshtur, e dallgët e ngritura gjatë stuhive apo erërave të forta e përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

    Lexo me shume
  • Dokumenti i Brukselit për HEC-et rrëzon “superfuqinë” shqiptare të energjisë në rajon

    Duket se po i vjen fundi “lulzimit” të superfuqisë energjitike në rajon, që u shpall me bujës në 2009, se do bëhej Shqipëria, e cila u pasua me një valë tjetër qindra lejesh e kontratash të firmosura për HECe në 2013, në prag të ndërrimeve të pushteteve. Joshja prej “superfuqie” nga maxhoranca e sotme ka qënë jo e vogël duke vazhduar me plotë leje të dhëna edhe në zona të mbrojtura me ligj. Kjo kohë duket po merr fund.

    Lexo me shume
  • Rrugët e reja me korsi biçikletash në Tiranë

    Gjithnjë e më shumë Tirana po i ngjason qyteteve europiane. Krahas përmirësimit të infrastrukturës bazë, tashmë në rrugët e reja, por edhe ato ekzistuese po reflektohen të njëjtat parametra si bulevardet europiane, ku mendohet për hapësirat që respektojnë ata që duan të lëvizin me makina, por në të njëjtën kohë edhe kalimtarët apo ata që lëvizin me biçikleta. Bashkia e Tiranës në zbatim të strategjisë së transportit të qëndrueshëm në kryeqytet, parashikon sistemim e infrastrukturës së rrugëve dhe trotuareve sipas parimit të shpërndarjes së sipërfaqes së rrugës për çdo përdorues duke i dhënë prioritet mjeteve të shërbimit publik, lëvizjes me biçikleta dhe lëvizjes këmbësore.

    Lexo me shume

22 Mars - Dita Botërore e Ujit

Në vitin 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 22 marsin e çdo viti si Ditën Botërore të Ujit, si një mjet për të përqëndruar vëmendjen botërore në rëndësinë e ujrave të ëmbla dhe advokimin për menaxhim të qëndrueshëm të burimeve ujore të ëmbla. Dita Botërore e Ujit është përkujtuar për herë të parë në 22 Mars 1993. Cdo vit, kjo ditë ka një tematikë të vecantë në lidhje me ujërat e ëmbla.