Më të fundit

  • Stuhi dhe erë e fortë në Kukës, furtuna lë pa energji elektrike disa fshatra, mbetjet urbane dalin në rrugë

    Pasditën e kësaj të hëne qyteti i Kukësit është përfshirë nga një stuhi e fortë e cila po shkakton mjaft probleme në qytetin verilindor. Era ka qenë aq e fortë sa ka rrezikuar pemët të cilat ndodhen përgjatë rrugëve të qytetit të Kukësit. Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin e Kukës mesditën e kësaj të hëne. Siç shikoni dhe nga pamjet ajo ka tronditur banorët të cilëve iu është shkëputur edhe energjia elektrike. Qyteti dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa drita. Nga raportimet e deritanshme thuhet se janë shkaktuar shumë dëme materiale, janë thyer pemë, por janë dëmtuar edhe biznese apo banesa në zonat periferike.

    Lexo me shume
  • Raporti i UNECE, Shqipëria nuk vlerëson ndikimin shëndetësor të ndotjes së ajrit dhe nuk merr masa për uljen e vdekjeve

    Shqipëria nuk vlerëson ndikimin shëndetësor të ndotjes së ajrit, duke penguar matjen e saj të progresit drejt synimit të objektivave të mijëvjeçarit (SDG) të Kombeve të Bashkuara. Ky përfundim vjen nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), i cili ka kryer rishikimin e tretë të ecurisë së mjedisit të Shqipërisë, duke analizuar progresin që nga shqyrtimi i dytë i Performancës Mjedisore (EPR) në vitin 2012. Ky EPR i tretë është i pari që integron SDG-të dhe ofron rekomandime për qeverinë për arritjen e Qëllimeve Globale dhe zbatimin e angazhimeve për ndryshimin e klimës.

    Lexo me shume
  • Jahti “gjigand” do të udhëtojë me energji diellore – Ja çfarë sjell e ardhmja

    Automjetet elektrike me siguri do të jenë e ardhmja, duke marrë parasysh se çdo markë e madhe po përqafon idenë e një të ardhmeje pa gaz, por a do të jetë e njëjta gjë edhe për anijet? Jahtet janë simbol i madh statusi për njerëzit e pasur, por gjithashtu ato harxhojnë sasi të mëdha gazi. Një kompani suedeze e quajtur Solar Impact shpreson ta ndryshojë këtë me një varkë të mrekullueshme që nuk do ketë nevojë as për një pikë karburanti.

    Lexo me shume

7 Prill - Dita Botërore e Shëndetit

Në vitin 1948, Ansambleja e Parë Botërore e Shëndetit bëri thirrje për krijimin e një “Dite Botërore të Shëndetit” që shënon dhe krijimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Që nga viti 1950, Dita Botërore e Shëndetit përkujtohet cdo vit në 7 Prill, me një tendencë drejt forcimit të ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit. Synimi është rritja e ndërgjegjes mbi prioritetet globale të shëndetit. Cdo vit përzgjidhen tema të vecanta shëndetësore që hedhin dritë mbi një fushë prioritare shqetësimi për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.