Më të fundit

  • Bizë-Martaneshi, një zonë turistike pranë Tiranës e pa eksploruar sa duhet

    Biza është ndër zonat natyrore më të reja të shpallura në mbrojtje nga qeveria shqiptare në vitin 2007. Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit dhe Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit. Peisazhi i mbrojtur i malit me gropa, Bizë-Martanesh, ka sipërfaqe të gjerë ku përfshihen rreth 183 km2 pyje, ripyllëzime, pyje të rrallë ose tokë me bimësi pyjore dhe pemëtore, kullota, livadhe me bimësi kullotore.

    Lexo me shume
  • Londër: Transporti në qytet, zero shkarkime në vitin 2050

    Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Kahn, njoftoi një nismë të madhe për të bërë transportin brenda qytetit me zero shkarkime karboni deri në vitin 2050. Duke thënë këtë, qyteti do të duhet të sigurojë që infrastruktura e tij mund të lehtësojë siç duhet ndryshimin drejt automjeteve elektrike. Një aspekt i rëndësishëm i sistemit të transportit publik të qytetit është tashmë elektrik, kryesisht sistemi hekurudhor nëntokësor. Prandaj, pjesa më e madhe e përpjekjeve do të synojnë uljen e shkarkimeve nga automjetet. Plani shpreson të ulë numrin e udhëtimeve në tre milion çdo ditë.

    Lexo me shume

23 Maj - Dita Botërore e Breshkave

Dita Botërore e Breshkave është ndërmarrë për herë të parë në vitin 2000 nga American Tortoise Rescue. Kjo ditë synon të sjellë në vëmendjen e njerëzve dhe të rrisë njohuritë e respektin për breshkat, duke nxitur veprime njerëzore për të ndihmuar mbijetesën dhe lulëzimin e tyre. Dita Botërore e Breshkave përkujtohet në mbarë botën në mënyra nga më të ndryshmet, si shpëtimi ibreshkave të gjetura nëpër autostrada, aktivitete kërkimore apo veshjet festive si breshka.