Më të fundit

  • Ngrohja globale kërcënon plantacionet e kafes, në vendin ku ajo lindi

    Temperaturat në rritje dhe reshjet e ulura pritet të bëjnë të papërshtatshme për kultivim rreth 60% të zonave ku rritet kafeja në Etiopi. Në këtë mënyrë, kafeja më popullore në botë, ajo arabike, është në rrezik, pikërisht në vendin ku ajo lindi për herë të parë. Kafeja arabike e ka origjinën nga pyjet në zonat e larta të Etiopisë, dhe çfarë ndodh me klimën në vë vend do të ketë një impakt negativ të zgjatur në kohë në të gjithë plantacionet e kafes nëpër botë.

    Lexo me shume
  • Rizbulohet Cërloi rozë në Shqipëri

    Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) bën me dije se puna në terren për Atlasin e Shpendëve Folezues të Shqipërisë rizbulon Cërloin rozë (Pastor roseus). “Krahët e zinj, trupi rozë, koka e zezë e me cafkë dhe sqepi sërish rozë shfaqen si përsosmëri e natyrës dhe si një ëndërr për çdo kundrues të shpendëve apo dashamirësi të natyrës. Disa e realizojnë ëndrrën e të tjerë jo. Ne patëm fatin shumë të mirë ta zbulojmë në dy lokalitete të ndryshme.”

    Lexo me shume
  • Ndotja nga mërkuri i kushton komuniteteve humbje në potencialin e fitimit në Shqipëri

    Ndotja nga mërkuri kushton 2 milionë deri në 25 milionë lekë humbje në potencialin e fitimit vetëm në një komunitet shqiptar, bazuar në studimin e fundit të publikuar në Gazetën e Manaxhimit Mjedisor. Ky është studimi i parë i vlerësuar shkencërisht për të vlerësuar humbjet ekonomike për shkak të dëmtimit të IQ prej ndotjes nga mërkuri në Shqipëri dhe në 14 vende të tjera. Qendra EDEN kontribuoi në studimin ndërkombëtar me mbledhjen e mostrave të flokëve nga individë që jetojnë pranë Gjirit të Vlorës.

    Lexo me shume

24 Maj - Dita Europiane e Parqeve

Dita Evropiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura evropiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre. 24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare evropiane në Suedi në vitin 1909. Kjo ditë festohet veçanërisht në qytetet e mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë si "mushkëritë e qytetit" si pasojë e përqëndrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.