Më të fundit

  • Tiranë: 4000 njerëz në koncert për lumin e fundit të paprekur në Evropë

    Më datë 18 tetor në sheshin Skënderbej u organizua një koncert i veçantë nën sloganin ‘’Mos ma Prek Vjosën’’. Artistë të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj kënduan për mbrojtjen e Lumit Vjosa dhe kundër projekteve për ndërtimin e digave mbi këtë lum përpara një publiku të gjerë. Vjosa në Jug të Shqipërise është lumi i fundit i madh i paprekur në Europë. Gjithsesi, planet për ndërtimin e disa hidroçentraleve mbi këtë lumë e kanë vendosur këtë thesar Europian në rrezik.

    Lexo me shume
  • Shpëtohet ariu i murrmë në Polis të Elbasanit

    Kur çdo ditë trumbetohet me të madhe për mbrojtjen e kafshëve dhe me një moratorium për gjuetinë në fuqi, përsëri kafshët rrezikohen. Kanë qenë pikërisht banorët e zonës, fshati Polis Valë, të cilët kanë njoftuar policinë e zonës dhe më pas strukturat menjëherë kanë njoftuar AdZM Elbasan. Ka qenë Fatmir Brazhda, drejtori i AdZM Elbasan që ka vënë në lëvizje strukturat shtetërore për mbrojtjen e ariut dhe shpëtimin e jetës së tij. Zona e Elbasanit dhe e Librazhdit kanë qenë zonat ku ariu kapej dhe mbahej në lokale për t'iu servirur njerëzve për efekt tregtie dhe biznesi.

    Lexo me shume
  • Automjetet me benzinë deri në vitin 2030?! Makinat elektrike pritet të ulin kërkesën për benzinë. Kur pritet të ndalohet shitja?

    Kërkesat botërore për benzinë mund të arrijnë maksimumin edhe për 13 vite, kjo falë ndikimit që do të kenë makinat elektrike me motorët efikasë. Kështu parashikojnë ekspertët e energjisë, të cilët pohojnë se kërkesat pritet të ulen ndjeshëm pas vitit 2025. Të dhënat janë bërë publike nga “Wood Mackenzie”, kompania e hulumtimit për çështjet e energjisë, me bazë në Britani të Madhe, ku më tej shkruhet: “Kërkesa botërore për benzinë do të arrijë maksimumin në 13 vite, falë ndikimit të makinave elektrike dhe motorëve më efikasë.

    Lexo me shume

16 – 22 Shtator - Java Europiane e Lëvizjes

Java Europiane e Lëvizjes është një ngjarje, e mbështetur politikisht nga Komisioni Europian, Drejtoria e Përgjithshme e Mjedisit, që konsiston në një javë të tërë aktivitetesh ndërgjegjësuese të fokusuara në aspekte të ndryshme të transportit të qëndrueshëm në qytetet europiane.