Më të fundit

  • Impianti më i madh diellor – MIE hap tenderin. Investimi në Akërni të Vlorës, 70 mln euro

    Hapet zyrtarisht gara për ndërtimin e impiantit fotovoltaik 50 megavat në Akërni të Vlorës, më i madhi i këtij lloj në Ballkan. Investimi parashikohet të ka vlerën prej 70 milion euro ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje kompanive të interesuara për ndërtimin e impiantit që të paraqesin ofertat brenda datës 17 shtator kur do të zhvillohet tenderi. Sipas projektit, parku diellor i Akërnisë do të ndërtohet nga një kompani private, e cila do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 30 vite. Qeveria garanton blerjen e energjisë nga OSHEE për 15 vite, ndërsa për pjesën e mbetur privati do ta shesë energjinë në tregun e lirë.

    Lexo me shume
  • Durrësi aktiv për një bregdet të pastër

    Një bregdet sa më i pastër dhe aktivizmi qytetar për respektimin dhe mbrojtjen e mjedisit janë në qendër të projektit të mbështetur nga “Lëviz Albania” në Durrës. Projekti që do të zhvillohet në një zonë problematike që prek lagjen nr.1, zona Port – Currila plazh në qytetin e Durrësit do të synojë ndërgjegjësimin e qytetarëve për mosderdhjen e ujërave të zeza të papërpunuara në det gjë që ndikon drejtpërdrejtë në ndotjen e mjedisit dhe si pasojë prek shëndetin e personave që frekuentojnë plazhin.

    Lexo me shume
  • Rritja e fuqisë së erës do të ngadalësohet në Europë gjatë vitit 2018

    Europa shtoi rreth 4.5 gigawatt (GW) të kapacitetit të energjisë së erës në gjysmën e parë të 2018, tha WindEurope ditën e enjte. WindEurope deklaroi se shifrat e reja ishin “në përputhje me pritshmëritë, por më të ulëta se e njëjta periudhë në 2017. Sektori në tokë ka shtuar më shumë se 3.3 GW në gjysmën e parë të 2018 –ës, ndërsa sektori në det të hapur ka shtuar rreth 1.12 GW. Shtimi i kapaciteteve në det të hapur u nxitën nga tregjet në Gjermani, Francë dhe Danimarkë, ndërsa shtesat në sektorin e jashtëm ishin kryesisht në Britani, Belgjikë dhe Danimarkë.

    Lexo me shume

Censusi i zogjve, ekspertët numëruan gjithë shpendët

Për katër ditë radhazi nga data 11-14 janar në të gjithë Shqipërinë, sikurse edhe në botë, është kryer censusi i zogjve, i njohur ndryshe si numërimi i shpendeve ujorë. 85 profesionistë vendas e të huaj të mbikqyrur nga ekspertë ndërkombëtarë, kryen këtë proces në 22 zona në të gjithë territorin shqiptar. “Censusi kryhet gjithmonë në mes të janarit, një herë në vit.

Është një kohë e mjaftueshme që të gjithë ekspertët të japin të dhënat e tyre në këtë mënyrë përllogariten popullatat botërore të shpendëve të ujit , thotë Taulant Bino, Koordinator Kombetar per Censusin e Zogjve. Alfredo i dashuron zogjtë prej më shumë se çerek shekulli. Ai iu bashkua njërit prej grupeve të numëruesve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. “E kam bërë për shumë vite këtë punë, për 25 vite. U shkëputa për disa vite, pasi iu dedikova kërkimeve shkencore në universitet dhe tani që jam në pension iu riktheva botës së zogjve. Ata janë shumë të bukur, veçanërisht nëse shihen me dylbi, ndryshe duken të gjithë njëlloj. Është një gjë e dobishme për të kuptuar ambientin, sepse zogjtë janë indikatorë shumë të mirë: tregojnë ndryshimet klimaterike, mungesën apo prezencën e habitatit, ndaj janë shumë interesante”, thotë Alfredo, kerkues, profesor “University College, Dublin. Përmes censusit të zogjve krijohet një pasqyrë e qartë e situatës së shpendëve ujore nga viti në vit. Pelikani kaçurrel, simbol i Parkut Kombetar Divjakë-Karavasta, këtë vit …krahasuar me të një viti më parë. “Kemi parë mjaft specie interesante këtu në Karavasta. Një shqiponjë e madhe e rosave është një specie e rrezikuar e mjaft e rrallë, por kemi parë edhe mijëra e mijëra rosa të shpërndara në siperfaqet e ligatineve”, thotë Alfredo. Të dhënat e numëruesve në rang vendi do t’i peëcillen Ministrisë së Mjedisit, institucioneve kombëtare e ndërkombëtare në trajtën e një raporti të plotë në fillim të muajit shkurt.