Më të fundit

  • Impianti më i madh diellor – MIE hap tenderin. Investimi në Akërni të Vlorës, 70 mln euro

    Hapet zyrtarisht gara për ndërtimin e impiantit fotovoltaik 50 megavat në Akërni të Vlorës, më i madhi i këtij lloj në Ballkan. Investimi parashikohet të ka vlerën prej 70 milion euro ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u ka bërë thirrje kompanive të interesuara për ndërtimin e impiantit që të paraqesin ofertat brenda datës 17 shtator kur do të zhvillohet tenderi. Sipas projektit, parku diellor i Akërnisë do të ndërtohet nga një kompani private, e cila do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 30 vite. Qeveria garanton blerjen e energjisë nga OSHEE për 15 vite, ndërsa për pjesën e mbetur privati do ta shesë energjinë në tregun e lirë.

    Lexo me shume
  • Durrësi aktiv për një bregdet të pastër

    Një bregdet sa më i pastër dhe aktivizmi qytetar për respektimin dhe mbrojtjen e mjedisit janë në qendër të projektit të mbështetur nga “Lëviz Albania” në Durrës. Projekti që do të zhvillohet në një zonë problematike që prek lagjen nr.1, zona Port – Currila plazh në qytetin e Durrësit do të synojë ndërgjegjësimin e qytetarëve për mosderdhjen e ujërave të zeza të papërpunuara në det gjë që ndikon drejtpërdrejtë në ndotjen e mjedisit dhe si pasojë prek shëndetin e personave që frekuentojnë plazhin.

    Lexo me shume
  • Rritja e fuqisë së erës do të ngadalësohet në Europë gjatë vitit 2018

    Europa shtoi rreth 4.5 gigawatt (GW) të kapacitetit të energjisë së erës në gjysmën e parë të 2018, tha WindEurope ditën e enjte. WindEurope deklaroi se shifrat e reja ishin “në përputhje me pritshmëritë, por më të ulëta se e njëjta periudhë në 2017. Sektori në tokë ka shtuar më shumë se 3.3 GW në gjysmën e parë të 2018 –ës, ndërsa sektori në det të hapur ka shtuar rreth 1.12 GW. Shtimi i kapaciteteve në det të hapur u nxitën nga tregjet në Gjermani, Francë dhe Danimarkë, ndërsa shtesat në sektorin e jashtëm ishin kryesisht në Britani, Belgjikë dhe Danimarkë.

    Lexo me shume

Si të Kurseni Energjinë dhe Paratë Gjatë Dimrit

Sezoni i festave po afron, periudha e vitit ku takohesh dhe mblidhesh me familjarët, miqtë, gjithashtu me shpenzimet më të larta për dhurata dhe argëtim. Nëse nuk veproni me zgjuarsi, dimri mund të kthehet në periudhën më të shtrenjtë të vitit, por mos u shqetësoni, AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla praktike në vijim.

Edhe nëse doni të ruani mjedisin, ose thjesht për të kursyer disa para, rruga e drejtë është ulja e konsumit të energjisë elektrike.Ne kemi renditur një listë me disa mënyra të thjeshta që lidhen me kursimin e energjisë gjatë dimrit, të cilat sjellin një faturë me kosto të ulët. Kjo është një dhuratë që të gjithë mund ta shijojnë. Përfito nga ngrohtësia e diellit Shqipëria është një vënd i bekuar më një dimër të butë dhe rrezatim diellor tipik mesdhetar, faktorë të cilët na sigurojnë ngrohtësi dhe gjatë muajve të ftohtë. Dielli duhet të jetë në fokus përsa i përket kontrollit të temperaturës së brendshme të shtëpisë suaj, në veçanti përgjatë stinës së ftohtë.

Të përdorësh diellin për të marrë përfitime maksimale nga ngrohtësia e tij është një mënyrë e thjeshtë për të kursyer energji gjatë festave. Mbajini grilat dhe perdet e hapura gjatë ditës për të lejuar rrezet e diellit të ngrohin në mënyrë natyrale shtëpinë tuaj. Kur dielli fillon të perëndojë, mbylli ato për të penguar ngrohtësinë të largohet. Mbani dyert e brendshme mbyllur Mbyllja e dyerve të brëndshme shërben si një kurth për nxehtësinë në çdo dhomë dhe do të pengojë ajrin e ngrohtë të largohet drejt ambjenteve të ftohta. Për ta mbajtur dhomën akoma dhe më ngrohtë, vendosni nje rrugicë pranë derës, për të mos lejuar nxehtësinë “të arratiset” nëpërmjet hapësirës në pjesën fundore.

Izoloni dritaret

Hapësirat përreth dritareve dhe dyerve krijojnë mundësi për ajrin e ftohtë që të depërtojë në dhomë. Shtatë deri në dymbëdhjetë përqind e humbjeve të nxehtësisë në një shtëpi ndodh përmes dyerve dhe dritareve, sipas Black Hills Energy, dhe ky fenomen i bën banorët të ndezin ngrohësen menjëherë. Edhe nëse nuk e ndezin, ngrohtësia largohet, duke e detyruar kondicionerin ose kaldajën të sforcohet, dhe për pasojë të konsumojë më shumë energji. Izoloni dritaret dhe dyert me ngjitës të përshtatshëm në pjesën e jashtme ose të brëndshme të tyre. Sigurohuni që ngjitësja është puthitur mirë, në mënyrë që të reduktohet fenomeni i infiltrimit.

Përshtasni temperaturën

Dhe hapi më i vogël mund të bëjë diferencë të madhe. Sipas Energy Saving Trust, nëse ulni temperaturën e ngrohëses, qoftë ky kondicioner ose kaldajë, me vetëm 1°C, ju mund të kurseni 10% në faturën vjetore të energjisë elektrike. Ju mund të reduktoni lehtësisht konsumin e energjisë në dimër duke e vendosur temperaturën në 20°C gjatë kohës që jeni në shtëpi, dhe duke e ulur atë kur jeni në gjumë ose larg shtëpisë. Pastroni frigoriferin tuaj Frigoriferët përdorin më shumë energji se çdo pajisje tjetër në shtëpi, por ju mund ta bëni tuajin me efiçent duke e mirëmbajtur atë. Pastroni serpentinat që ndodhen në pjesën e pasme ose të poshtme të tij, dhe kontrolloni temperaturën me të cilën ai operon për t’u siguruar që nuk po shpenzoni energji dhe para. Temperatura e frigoriferit duhet të vendoset në 3-4 °C, ndërsa ngrirësi në -15°C.

Ulni kostot për ujë të ngrohtë

Përpiquni të vendosni temperaturën e bolierit tuaj në 50°C. Jo vetëm që do të kurseni energji, por dhe do të evitoni djegien e duarve. Gatuani me zgjuarsi Sezoni i festave lidhet me gatimin. Furra ndizet në çdo ndarje të saj, ka apo nuk pa ushqim në të, kështu që përfitoni nga energjia që po konsumohet duke gatuar shumë gjëra në të njejtën kohë. Do të gatuani darkën tuaj për gjithë javën dhe në të njejtën kohë do të kurseni energji.

Hiqni nga priza konsumatorët ‘fantazëm’ para se të niseni për pushime Televizori, pajisjet elektronike, printeri, radio dhe shumë të tjera, konsumojnë energji dhe kur nuk janë të ndezura. Hiqini nga priza para se të niseni, dhe shijoni kursimet nga energjia.

Kontrolloni konsumin e energjisë

Nëse nuk e keni bërë ende, ndërmerrni një auditim energjie për të parë potencialin e kursimit, dhe merrni në konsideratë investime më të mëdha që do të sjellin kursime më të larta. Mbështillu me aksesorë të ngrohtë Kjo është një nga mënyrat më të lehta për të kursyer në faturën tuaj. Në vend që të ndizni ngrohësen, vishni nje bluzë dhe çorape të ngrohta. Mbani një batanije pranë jush dhe shtroni rrugicat për të izoluar dyshemenë.