Rindërtimi i sheshit Skënderbej ka rritur apo ka ulur ndotjen e ajrit?

I ftuar pak ditë më parë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”. Ai tha se rindërtimi i këtij sheshi ka ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit nën normën e vendosur nga BE, si dhe ka ulur edhe rritjen e trafikut në kryeqytet. Veliaj tha se Tirana trashëgoi një investim nëntokësor dhe ishte projektuar për të pasur ujë dhe shatërvanë që u përmirësua nga projekti i Brasinit. Sipas Zotit Veliaj, sheshi ishte projektuar pa aspak gjelbërim, ndërsa projekti i ri ka 50% gjelbërim.

Vijo leximin

Print

Monitorimi, sheshi “Skënderbej” ul ndotjen e ajrit në Tiranë

Cilësia e ajrit në Tiranë këto ditë ka njohur një përmirësim të ndjeshëm si pasojë e sheshit “Skënderbej”. Nga monitorimi i cilësisë së ajrit urban rezulton se vlera mesatare e monitoruar në këtë periudhë është 42.88 µg/m³, nga 40 µg/m³ që është norma vjetore e BE. Krahasuar me periudhën e monitoruar më parë konstatohet qartësisht se ka një ulje të nivelit të PM10. Ndërsa numri i ditëve që tejkalojnë normën ditore prej 50 µg/m³ në këtë stacion, është vetëm 3 ditë nga 16 ditë të monitoruar.

Vijo leximin

Print

Keqmenaxhimi në sektorin e transporteve, faktor kryesor për ndotjen e ajrit

Kushtet e jetesës së njeriut janë direkt të varur nga ekosistemi në të cilin ai jeton, kështu që ruajtja dhe mbrojtja e tij, janë tejet të nevojshme për të siguruar një cilësi jete të qëndrueshme për gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Referuar statistikave të fundit nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet si një ndër 5 vendet më të ndotura në botë, duke lënë pas vende si Kina, Bosnjë Hercegovina etj, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin për pasojat që ka kjo ndotje në shëndet, ku raportohet se në Shqipëri për 1000 banorë çdo vit vdesin 166 persona si pasojë e kësaj ndotjeje.

Vijo leximin

Print

Dita Botërore e Mjedisit, panair informimi dhe sensibilizimi për ndotjen e ajrit në Tiranë

Shoqata Together for Life në bashkëpunim me Gazetën Shendeti zhvilluan sot më 5 qershor panairin e informimit dhe sensibilizimit të qytetarëve për situatën mjedisore në vend dhe pasojat shëndetësore që shkaktohen nga ndotja e ajrit e mjedisit. Përpos informimit, qytetarëve iu dhuruan gazeta falas, me përmbajtje të suplementeve të përgatitura nga stafi i gazetës për raportet, të dhënat më të fundit si dhe intervistat me mjekët më të njohur në fushën e shëndetësisë.

Vijo leximin

Print

Pedalo për në punë, në kryeqytet nis marshimi me biçikleta

“Pedalo për në punë” është një aktivitet i përvitshëm. Kjo ditë tashmë respektohet në mbarë botën dhe në nder të saj organizohen shumë aktivitete. Shoqata “Together for Life” organizon këtë aktivitet në kuadër të projektit “Ajër i pastër në Tiranë; më shumë ecje, biçikleta dhe transport urban” mundësuar nga programi ACHIEVE, zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend.

Vijo leximin

Print