26 Mars - Ora e Tokës

Ora e Tokës është një ngjarje ndërkombëtare, ku të gjitha familjet, komunitetet dhe biznesi në mbarë botën ftohen të fikin dritat e tyre (dhe pajisje të tjera elektrike) për një orë. E përkujtuar cdo të shtunë të fundit të marsit, veprimtaria synon të rrisë ndërgjegjësimin për të ndërmarrë masa mbi ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale, nëpërmjet një veprimi të thjeshtë – fikjen e dritave – i cili sjell një ndryshim në ngrohjen globale. Ora e Tokës është përkujtuar për herë të parë në vitin 2007 në Sidnei të Australisë. ku 2.2 milion individë dhe më shumë se 2,000 biznese fikën dritat për një orë. Vetëm një vit më vonë Ora e Tokës u shndërrua në një lëvizje globale me më shumë se 50 milion njerëz në 35 vende pjesëmarrëse.

Print