22 Maj - Dita Botërore e Biodiversitetit

22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose ndryshe e quajtur Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të cështjeve lidhur me biodiversitetin. Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Ansamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik. Në dhjetor 2000, Ansambleja miratoi 22 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, për të përkujtuar miratimin e tekstit të Konventës në 22 Maj 1992.

Print