17 Qershor - Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëtirizimit dhe Thatësirës

17 Qershori është shpalluar nga Ansambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëtirizimit dhe Thatësirës në vitin 1994. Kjo ditë shënon dhe datën e miratimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Luftën kundër Shkretëtirëzimit. Qëllimi në këtë ditë botërore është nxitja e ndërgjegjes publike mbi nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër shkretëtirizimit dhe efekteve të thatësirës.

Print