21 Qershor - Dita e Liqenit të Ohrit

21 Qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tre bashkitë që lagen nga Liqeni i Ohrit - Struga, Ohri dhe Pogradeci. Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit është përkujtuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dyja anët e liqenit. Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki te tjetra, por mesazhi është gjithmon i njëjtë: ngritja e vetëdijes te opinioni për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen e basenit të liqenit të Ohrit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore.

Print