21 Qershor - Dita e Liqenit të Shkodrës

Në 21 Qershor 2006 është nënshkruar marrëveshja dy palëshe Shqipëri-Mal i Zi, për mbrojtjen e Liqenit të Shkodrës. Që nga ai vit, 21 Qershori përkujtohet si Dita e Liqenit të Shkodrës, përmes një sërë aktivitetesh të përbashkëta në të dyja anët e Liqenit. Synimi i përkujtimit të kësaj dite është nxitja e menaxhimit të qëndrueshëm të ekosistemit të këtij Liqeni, që vlerësohet si më i madhi në Ballkan.

Print