5 Dhjetor - Dita Botërore e Tokës (dheut)

Në vitin 2002, Unioni Ndërkombëtar i Shkencës së Tokës, nëpërmjet një resolute, propozoi 5 Dhjetorin si Ditën Botërore të Tokës, në nderim të madhërisë së tij Mbretit të Tajlandës për promovimin ndaj shkencës së tokës dhe ruajtjes së burimeve të tokës. Në këtë ditë advokohet mbi rëndësinë dhe nevojën e tokës për mbijetesën njerëzore dhe menaxhimin e saj të qëndrueshëm. Synimi është tërheqja e vëmendjes për burimet natyrore nga të cilat varet jetesa në tokë dhe rritja e ndërgjegjes ndaj kërcënimeve me të cilat përballet toka.

Print