adriatik

Lufta kundër erozionit bregdetar sjell më afër komunitetet e Adriatikut, Egjeut, Levantit dhe Detit të Zi

Autoritete vendore, universitete dhe OJF nga 4 shtete të ndryshme (Shqipëri, Bullgari, Qipro dhe Greqi) do të takohen në Varna të Bullgarisë, përgjatë 2 ditëve (31 Gusht – 1 Shtator 2017), për të filluar një projekt të përbashkët me akronimin HERMES, në mënyrë që të përgatiten udhëzime të harmonizuara për të vlerësuar dhe luftuar erozionin bregdetar, si dhe për t’i aplikuar këto udhëzime në katër zonat pilote të projektit - 1 për çdo shtet.

Qytetet shqiptare që do të fundosen nga deti

Bregdetit të Durrësit, Lezhës, Vlorës dhe ndonjë cepi tjetër të vogël parajse në bregdetin Adriatik mund të bëheni gati shpirtërisht për t’i thënë lamtumirë. Disa nga plazhet e bukura ku morët diell e u krodhët në det do të shkatërrohen aq sa në disa prej tyre nuk do të gjeni më vend as sa për të shtrirë peshqirin. Parajsën tonë do ta marrë uji. Mund të tingëllojë pak si e ekzagjeruar, por është fakt që kjo është e ardhmja që na pret. Këto parashikime që tregojnë për fundin e botës nuk janë asgjë e re, pasi prej kohësh flitet, studiohet dhe analizohet rritja e nivelit dhe kanosja që na bëhet.

Rebelimi i Adriatikut: Na kthen në breg mbetje të frikshme

Duke parë acaret, ngricat, furtunat në vende të ndryshme të botës, kjo e dielë në Shqipëri na bëri të ndjeheshim me fat. Në mal, qytet a det, njerëzit shijuan diellin shkëlqyes dhe temperaturat e pranueshme e të këndshme të një janari të butë mesdhetar. Ishte 24 janar 2016. Njerëzit duken të kënaqur, janë të bukura fotot në rrjetet sociale ku të gjithë synojmë të marrim më të këndshmen që të mos vrasim sytë me gjëra të shëmtuara të tjerët, por shpeshherë të gjesh të bukurën mes të shëmtuarës që kemi krijuar, është shumë e vështirë me të vërtetë.