agjencia evropiane e mjedisit

Agjencia Evropiane e Mjedisit publikon raportin e ri për COP21

Në një raport të ri të publikuar për Konferencën e Klimës në Paris nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) në Kopenhagë, vlerësohet se 430,000 vdekje të parakohshme në vit në Evropë lidhen me ndotjen e ajrit.

EEA: Në Shqipëri janë zhdukur 35% e pyjeve

Një herë e një kohë çdo gjë ishte fushë, këtë e thonë shifrat. Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit, 46% e 639 mijë hektarë tokë e urbanizuar nga 2006-a deri në 2012-ën përdorej më parë për të kultivuar kultura bujqësore, të cilat sot janë pjesë e një qyteti apo ndonjë rrugë ka kaluar mbi to. Harta e mëposhtme paraqet krahasimin në përqindje të vendeve të ndryshme europiane. Kjo na bën të kuptojmë se cili vend ka konsumuar më shumë tokë pjellore mbi totalin e tokës së urbanizuar, më specifikisht, më shumë se dy mijë hektar, apo 85% e totalit të territorit të urbanizuar nga 2006-a dhe 2012-a.

Shqipëria ndër vendet me detin dhe ujin më të ndotur në Evropë

Agjencia Evropiane e Mjedisit ka publikuar raportin vjetor për cilësinë e detit dhe ujit në të gjithë Evropën, që shërben si guidë për turistët në prag të sezonit veror. Shqipëria renditet ndër të fundit për cilësinë e ujit dhe deteve në vendet europiane, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Sipas raportit, Luksemburgu është vendi që kryeson listën, dhe ndiqet nga Qipro, Malta, Greqia, Kroacia, Italia, Gjermania dhe Austria. Ndërsa vendi ynë ka më shumë ndotje se të gjitha vendet, duke lënë pas vetëm Rumaninë.