Bankers

Grevistët kundër Bankers Petroleum marshojnë drejt Tiranës

Mëngjesin e së mërkurës, pas 20 ditësh greve urie, 9 burra, të ulur në karroca tetraplegjike, e të shoqëruar nga dhjetëra banorë të fshatit Zharrës, pranë Fierit, nisën një marshim raskapitës drejt Tiranës. Me këtë rrugëtim 126 kilometra të kryer mbi karroca, ata shpresojnë se do të zgjojnë interesin e qeverisë, e cila duket për momentin pak e prekur nga protesta e tyre. Që nga viti 2008, banorët e fshatit Zharrës jetojnë me frikën e tërmeteve të shumta, të cilat kanë shkaktuar dëmtime të rënda të shtëpive të tyre modeste në mënyrë të vazhdueshme.

Targetimi i problematikave të komunitetit ne zonën ku Bankers vepron

Në vijmësi të projektit “Të jetosh afër naftës nuk do të thotë të jetosh në ferr“, zbatuar nga Qendra Mjedisore EDEN dhe mbështetur nga GLOBAL GREENGRUNTS FUNDS, ditën e premte, (datë 23 shtator 2016) u zhvillua takimi i rradhës midis Qendrës Mjedisore EDEN, Bankers Petroleum Albania Ltd dhe Bashkisë së Roskovecit. Ky takim u mbajt pranë Qendrës së Informimit për Komuntitetin në Marinëz dhe kishte si fokus të tij kryesor që çështjet dhe shqetësimet e komunitetit të prekur në zonën e Patos Marinzës të ngritura gjatë 4 takimeve që Qendra EDEN ka zhvilluar me komunitetin e Marinzës dhe Kozarës (http://www.eden-al.org/index.php/al/lajme/457-te-jetosh-afer-naftes-nuk-do-te-thote-te-jetosh-ne-ferr), t'i adresoheshin të gjitha kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd.