BERZH

“BERZH pranoi se HEC-et në Shqipëri dëmtojnë mjedisin dhe banorët” pretendojnë mjedisorët

Rrjeti i grupeve mjedisore në Europën Qendrore dhe Lindore, Bankwatch, publikoi të mërkurën një deklaratë ku zbuloi korrespondencën e vet me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe diskutimet për ndikimin negativ të dy hidrocentraleve te popullsia shqiptare. Sipas Bankwatch, grupet e punës në terren të BERZH në Shqipëri, kanë verifikuar një pjesë të gjetjeve të Bankwatch dhe EcoAlbania për hidrocentralet e Rapunit dhe Tërnovës, në Librazhd dhe Bulqizë.

Gara e hekurudhave, edhe Maqedonia rinovon flotën – Shqipëria mbetet e “vetme” në rajon

Pas Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës e Kosovës, edhe Maqedonia ka nisur projektin për rehabilitimin e transportit hekurudhor. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar se do të financojë rreth 59 milionë euro për rinovimin e flotës hekurudhore. Maqedonia synon përmes këtij fondi të instalojë një sistem informacioni të menaxhimit të energjisë, për të mbledhur informacion mbi konsumin energjetik. Për të gjitha vendet e rajonit, BERZH liston në adresën zyrtare një numër të madh projektesh në fushën e transportit hekurudhor.

MEI-BERZH, memorandum per zhvillimin e energjise diellore

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i BERZH në Shqipëri Matteo Colangeli nënshkruan sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi për nxitjen e investimeve të qëndrueshme për gjenerimin e energjisë diellore. Memorandumi parashikon zhvillimin e projekteve në Shqipëri përmes një sistemi me ankand, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Implementimi i planit të përcaktuar në Memorandum do të rrisë ndjeshëm interesin ndaj investimeve për gjenerimin e energjisë diellore në vend dhe si rrjedhojë do të reduktojë varësinë e Shqiperisë nga importi i energjisë dhe energjia hidrike.

Përmes nënprodukteve të mishit dhe bulmetit, ekonomitë e Ballkanit mund të bëhen më të gjelbra

Një element kyç për një ekonomi të qëndrueshme është mënyra se si një shoqëria përballet me resurset e limituara. Vende të ndryshme vuajnë nga një trashëgimi e shpërdorimit të aseteve natyrore, që nga komoditetet e deri tek ajri. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë disa këshilla mbi mënyrën se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përmirësohen në këtë aspekt. Në një seminar të zhvilluar në Beograd, zbulimet e një studimi treguan potencialin e madh që ka për të ulur mbetjet në industrinë ushqimore.

Projekti “Ujë 24 orë”, BERZH do të financojë 30 milionë euro

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë 30 milionë euro Ujësjellësin e Tiranës për të bërë të mundur furnizimin e kryeqytetit me ujë 24 orë në 24. Kredia do të disbursohet në dy këste nga 15 milionë euro. Sipas njoftimit zyrtar të BERZH-it, transhi i parë i kredisë do të përdoret për të zgjeruar kapacitetin e Ujësjellësit të Bovillës dhe për ndërtimin e një tubacioni të ri, i cili do të furnizojë me ujë pjesën veriore të Tiranës. Përdorimi i këstit të dytë do të përcaktohet pasi Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të përfundojë studimin mbi burimet e saj strategjike.

Serbia do të ndërtojë fermën eolike të katërt më të madhe në Europë – Nënshkruhet financimi prej 300 milionë eurosh

Një park eolik, i përbërë nga 57 turbina ere do të ndërtohet në Serbi, duke e shndërruar vendin në liderin rajonal të kësaj energjie të rinovueshme. Kapaciteti i instaluar do të jetë 158 MW dhe do të prodhojë 457 GWh energji elektrike në vit, të mjaftueshme për të furnizuar 113 mijë shtëpi. Për ta përfytyruar energjinë e prodhuar, mund të themi se ajo është e barabartë me 1/10 e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet publike në vend gjatë vitit 2016. Ferma eolike e Cibuk 1 do të ngrihet 50 kilometra në verilindje të Beogradit dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 37 kilometrash katrorë.

Studim: Institucionet ndërkombëtare që financojnë HEC-et për "energjinë e gjelbër", kërcënojnë lumenjtë natyrorë në Shqipëri

Korporata Ndërkombëtare Financiare e Bankës Botërore (IFC) është financuesi më i madh i projekteve të hidrocentraleve në zonat e mbrojtura në Shqipëri, sipas një studimi të ndërmarrë nga Riverwatch, EURONATUR dhe CEE Bankwatch Network, të publikuar sot. IFC është mbështetësi kryesor i 4 HEC-eve në zonat e mbrojtura në Shqipëri me kredi dhe shërbime këshilluese me vlerë 139 milionë euro. Përveç kësaj, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka financuar 2 hidrocentrale të vendosura në zona me ndjeshmëri të lartë duke qenë habitate të veçanta për faunën e egër.

Veliaj: Dakordësohet kredia me BERZH për investimet në ujësjellës

Bashkia e Tiranës merr miratimin e BERZH për kredinë fillestare nëpërmjet së cilës do të investohet në Ujësjellës-kanalizime. Brenda këtij viti do të zgjerohet impianti i Bovillës çka pritet të dyfishojë sasinë e ujit që filtrohet si dhe të furnizojë me ujë zonën e Kasharit dhe Unazës së madhe. “Me këtë kredi dhe me këtë ristrukturim që i bëmë UKT-së mundësojmë largimin e kësaj krize dhe një gangrenë që ka 27 vite që prek këto pjesë të Tiranës.