Boyan Slat

Ideja brilante e studentit 21 vjeçar për të pastruar oqeanin

Tetë milionë ton mbetje plastike hidhen në oqean çdo vit. Këto mbeturina janë tmerrsisht të dëmshme për gjallesat detare dhe situata nuk po vjen duke u përmirësuar. Por 21 vjeçari holandez, shpikës dhe student inxhinjerie hapësinore, Boyan Slat duket se e ka gjetur një zgjidhje. Ai dhe skuadra e tij kanë shpikur një teknologji që mund të pastrojë gjysmën e mbeturinave në Oqeanin Paqësor në 10 vite. Kërë vit, organizata e Boyan “The Ocean Cleanup” shpreson të pilotojë një barrierë një milje në ujërat midis Japonisë dhe Koresë së Jugut, pranë grupit të ishujve Tsyshima, një ndër zonat më të ndotura në botë.