Cernobil

Chernobili “varroset” në sarkofag. Parandalohen rrjedhjet radioaktive

Reaktori numër 4 në Chernobil, skenë e aksidentit më famëkeq në histori të ndodhur në vitin 1986, është mbuluar së fundi me një strukturë hermetike çeliku të krijuar posaçërisht për të mos lejuar rrjedhjet radioaktive, pas vitesh të tëra pune në kushte jo të sigurta. Struktura në fjalë mbulon reaktorin dhe sarkofagun e paqëndrueshëm, e cila u ndërtua me nxitim të madh nga autoritetet sovjetike, menjëherë pas fatkeqësisë së ndodhur 30 vite më parë. Mbulesa e çeliktë thuhet se është struktura më e madhe e lëvizshme e ndërtuar ndonjëherë mbi tokë. Për ndërtimin e saj u deshën vite të tëra pune, si dhe një kosto prej mbi 1.5 miliardë eurosh.

Diçka e çuditshme po ndodh me kafshët në Çernobil

Brejtësit e fushës që jetojnë në rajonin e Çernobilit dhe që janë të ekspozuar ndaj rrezatimit, po pësojnë një lloj katarakti në sytë e tyre. Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Jyvaskyla në Finlandë, brejtësit e gjinisë femërore që jetojnë rreth zonës ku ndodhi aksidenti bërthamor i vitit 1986, janë më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të sëmundjes së syrit se sa meshkujt. Studimi, i cili përkon me 30-vjetorin e aksidentit, ka marrë në testim kafshë që jetojnë në nivele të ndryshme të rrezatimit në zonën e Çernobilit në Ukrainë.