cirk

Irani, vendi i nëntë që ndalon përdorimin e kafshëve të egra në cirqe

Sapo dëgjon fjalën cirk, ka të ngjarë që imazhi që të vjen në mendje të jetë pamja e një luani që kërcen mes zjarrit, një elefant që qëndron me këmbët mbrapa ose një majmun që përdor një biçikletë. Këto të gjitha mund të shfaqen si veprime zbavitëse apo si një aftësi e perfeksionuar, por gjithsesi është fakt se kafshët e cirkut vuajnë nga abuzimi dhe nga stresi mendor, me qëllim që të trajnohen për të performuar veprime të tilla. Duke njohur anën e errët të këtyre veprimeve me kafshët, disa shtete kanë ndaluar përdorimin e kafshëve të gjalla në performancat e cirkut.  

SHBA, cirku legjendar mbyllet pas 146 vitesh

Pas 146 vitesh në këtë biznes, "Shfaqja më madhështore në botë", siç është emri i cirkut më të famshëm në SHBA e mbase edhe në botë, që dikur drejtohej nga Vëllezërit Ringling dhe Barnum Bailey, do të mbyllet. Pronarët e tij fajësojnë uljen e shitjeve të biletave dhe rritjen e kostove. Mbyllja e cirkut legjendar ka gëzuar aktivistët që mbrojnë kafshët që prej vitesh protestonin kundër numrave me kafshë që kryente ky cirk udhëtues. Cirku ishte mjaft i njohur për emrin dhe njëkohësisht sloganin e tij që vite më parë frymëzoi një film mjaft të vlerësuar.