dhermi

Himara, Vunoi dhe Dhërmiu shpallen qendra historike

Fshatrat turistik Himarë, Vuno dhe Dhërmi janë shpallur Qendra Historike nga Këshilli i Ministrave që ka miratuar edhe vendimet përkatëse, për miratimin e rregullores për administrimin e tyre dhe zonave të mbrojtura përrreth. Fshatrat kanë marrë këtë status pas kërkesës që Ministria e Kulturës kishte bërë prej kohësh, në mënyrë që këto zona të marrin një tjetër vëmendje, duke qenë se edhe turizmi në këtë zonë është shumë i zhvilluar. Ky vendim do të vihet në zbatim nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Zhvillimit Urban dhe kjo do të bëhet në bazë të ligjit ‘'Për trashëgiminë kulturore”.

Veni, Vidi… Mos u kthe!

Kur kam jetuar jashtë Shqipërisë, ashtu si edhe kur udhëtoj jashtë saj, i ftoj gjithnjë të huajt të vizitojnë Shqipërinë. Flas për Rivierën, plazhet e virgjëra, gjallërinë e Tiranës, ushqimet e shijshme, Valbonën, Thethin, kanionet e Osumit e Vjosës, Korçën, Shkodrën, mikpritjen, çmimet e lira, rakinë, etj. Por tani kam marrë nje vendim. Do pushoj se beri një gjë të tillë sepse: e para do te jem thjesht një gënjeshtar, dhe së dyti, mendoj se do t’i prish punë Shqiperisë.