edvin pacara

Apokalipsi mjedisor vjen në Tiranë!

Apokalips – një shkatërrim përfundimtar i botës, sikurse përshkruhet në librin biblik të Zbulesës. Pas prerjeve të pyjeve në Librazhd, koncesioneve për ndërtimin e digave në Vjosë, sot betonizimi vjen shumë afër shtëpisë së çdo banori të Tiranës. Jashtë sfondeve partiake, një grup qytetarësh u mblodhën të dielën e 21 Shkurtit për të mbrojtur Parkun e Liqenit në Tiranë. Ata kërkonin që parku të ruajë identitetin, të mos ketë betonizim dhe prerje pemësh. Heqja e hunjve rrethues të kantierit brenda parkut u kushtoi shtrenjtë protestuesve, dhunë, fyerje, grushta dhe arrestime.

PARK(ING) PËR MAKINAT APO PARK PËR QYTETARËT?

Vendimi i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një parkingu 4-katësh nën nivelin e tokës së parkut “Rinia” ishte një lëvizje e papritur e Bashkisë së Tiranës, që habiti shoqërinë civile dhe aktivistët mjedisorë në Tiranë. Mjedisorët e Tiranës kanë vite që rekomandojnë parkingjet nën e mbitokësorë në Tiranë, si një mënyrë për të liruar trafikun në Tiranë, por nuk u shkonte ndërmend që kjo do të bëhet duke sakrifikuar parkun e vetëm në qendër të Tiranës dhe lulishtet e tjera të pakta në zonën e qendrës.

Vrima e Ozonit drejt mbylljes tërësore?

Vrima e Ozonit është pothuajse e para gjë, që shqiptarët lidhin me çështjet e mjedisit apo me ndryshimet klimatike. Kryesisht duke e përdorur si shaka, sa herë dikush ndot mjedisin, madje shpesh pëdoret edhe pa e ditur se ku qëndron thelbi i problemit. Si rregull, në gazetari, aq më shumë në Shqipëri, lajmi i keq është lajm i mirë. Por ky është një nga ato raste që shpjegon të kundërtën. Kemi lajme të mira që, siç thuhet ‘përbëjnë lajm’. Gati tri dekada pasi botërisht u ndaluan kimikatet që po shkatërronin shtresën mbrojtëse të ozonit, shkencëtarët thonë se më në fund ka shenja që kjo shtresë e atmosferës po shkon drejt riparimit.