Ekuador

Ekuador, rritet bilanci i viktimave nga tërmeti

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i tërmetit katastrofik që goditi Ekuadorin të shtunën në mbrëmje. Autoritetet vendase thanë se janë konfirmuar të paktën 272 viktima, ndërsa më shumë se 1500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në tërmetin më të fortë që ka goditur këtë vend në dekada. Tërmeti prej 7,8 ballësh goditi më rëndë zonat bregdetare të Ekuadorit, ku policia thotë se ndërsa informacionet vazhdojnë të vijnë, pritet që numri i viktimave të rritet. Rreth 10 000 forcat ushtarake dhe 3 5000 policë janë dislokuar në zonat e prekura më rëndë, ku vazhdojnë me shpejtësi operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ekuadori goditet nga dy tërmete të forta

Dy tërmete të forta goditën Ekuadorin, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa nuk ka raporte për vdekje apo lëndime në njerëz, njoftoi presidenti i vendit, Lenin Moreno. Dridhja e parë me magnitudë prej 6.2 ballësh ka goditur vendin të premten, që u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 ballësh të shtunën, njoftoi instituti gjeofizik i vendit. Epiqendra e tërmetit të parë ishte rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Guayaquil dhe i dyti goditi në jug më afër Balaos në një thellësi prej vetëm 8 kilometrash.

Ekuadori: Ishujt Galapagos në rrezik zhdukje nga ndryshimet klimatike

Ishujt Galapagos në Ekuador janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe janë një shtëpi për florën dhe faunën e cila nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës. Por 1 në 5 bimë autoktone, ose e thënë ndryshe rreth 50% e botës së egër endemike është në rrezik zhdukje për shkak të ndryshimeve klimatike. Rritja e temperaturave në oqeane po e bën më të vështirë jetesën për disa specie si pinguini i famshëm i Galapagos dhe breshka gjigande. Shkencëtarët sëbashku me Fondacionin Charles Darwin po bëjnë ç’të munden për të mbrojtur këto specie nga efektet e ndryshimeve klimatike.