Emiratet Arabe

Një mal për të sjellë shiun

Emiratet e Bashkuara Arabe kërkojnë të ndërtojnë një mal për të shtuar sasinë e reshjeve në vendin e përfshirë nga thatësira. Prej disa dekadash vendi është goditur nga një valë e lartë temperaturash, çka ka çuar në tharjen e lumenjve, tharjen e prodhimeve dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve. Por disa ekspertë thonë se efektet e një mali artificial mund të ndihmojë në shtimin e reshjeve. Ata thonë se malet rrisin forcën e ajrit, krijojnë re që mund të modifikohen, për të ndryshuar sasinë e reshjeve. Studimi me një vlerë prej 275 paund është krijuar nga shkencëtari Roelof Bruintjes i National Center for Atmosfpheric Research.

Stuhi e pazakontë në Emiratet Arabe, era shkul pemë e shkatërron makina

Fluturime të pezulluara, rrugë të bllokuara, shkolla dhe zyra të mbyllura në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë regjistruar reshje dhe erëra me kapacitete rekord. Gjithë aktivitetet e përditshme janë ndërprerë në Abu Dhabi, ku erërat dhe shiu kanë rrëzuar pemë dhe kanë rrënuar objekte. Më shumë se 250 aksidente rrugore janë regjistruar deri në mesditë siç raportojnë mediat lokale.