epoka e akullit

Kjo akullnajë e Antarktikut është kërcënimi më i madh për rritjen e nivelit të deteve

Agjencitë shkencore të SHBA dhe Britanisë, të enjten zbuluan një mision kërkimi multi milionë dollarësh për studimin e një akullnaje gjigante në Antarktik, e cila mendohet të ketë ndikimin kryesor në rritjen e nivelit të deteve deri në fund të shekullit. Lëvizja sugjeron se edhe pse qeveritë e botës veprojnë për trajtimin e shkarkimeve të gazeve serë, kërkimi i tyre polar tregon se duhet të ndërmerret një trajtim për pasojat gjithëpërfshirëse të ndryshimeve klimatike – një rritje e madhe e nivelit global të deteve për shkak të humbjes së akujve polarë – dhe të përcaktohet se sa shpejt do të ndodhë kjo gjë.

Një “mini epokë akullnajash” mund të jetë afër

Për herë të dytë gjatë këtij muaji, sipërfaqja e Diellit është bërë tërësisht e njëtrajtshme, pa njollat e veta karakteristike, ka shpjeguar eksperti i meteorologjisë Paul Dorian. Një gjë e tillë është pjesë e cikleve të Diellit, shenjë se “minimumi diellor” po afron. Dhe sikur të mos mjaftonte ankthi që krijon togfalëshi i mësipërm, ekspertët kanë shpjeguar se një “mini epokë akullnajash” mund të jetë duke u afruar. “Faza e ardhshme e minimumit diellor pritet të ndodhë në vitin 2019 ose 2020,” ka thënë Dorian.

Shkarkimet e karbonit "spostojnë epokën e akullit”

Shkencëtarët gjermanë pohojnë se, epoka e ardhshme e akullt mund të jetë shtyrë me rreth 50.000 vjet për shkak të gazeve serë në atmosferë të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor. Ata analizuan kushtet për krijimin e akullnajave, të ngjashme me akullnajat që mbërthyen tokën mbi 12.000 vjet më parë. Forma e orbitës së planetit rreth Diellit tani duket të jetë e favorshme, por sasia e dioksidit të karbonit që gjendet aktualisht në ajër është shumë e lartë. Tokën e pret një fazë e zgjatur e ngrohtë, thane studiuesit për revistën “Nature”.