etologji

Zogu që të udhëheq drejt zbulimit të mjaltit

Kërkuesit e mjaltit e thërrasin dhe zogu u afrohet dhe i udhëheq deri në kosheren e bletëve të fshehura në pyll. Ky është pakti i pashkruar i vendosur mes anëtarëve të tribusë Yao në Mozambik dhe një zogu të vogël që quhet “udhërrëfyesi grykëzi. Sjellja e këtij zogu njihet prej kohësh, madje ishte sinjalizuar që në fund të shekullit të 16-të nga një misionar portugez. Por tani një grup kërkuesish studioi me një eksperiment të vërtetë në terren sesa efikas është bashkëpunimi i rrallë mes njeriut dhe këtij zogu. Studiuesit kërkuan të dinin nëse me të vërtetë është stabilizuar një komunikim mes “nesh” dhe “atyre”.