fosil

Jeta në Tokë është shfaqur shumë më parë nga se mendohej!

Shfaqja e jetës në Tokë, një nga misteret e mëdha të shkencës, përkojnë shumë më para nga se mendohej, sipas studiuesve që kanë zbuluar fosile që të lënë të mendosh se ka të paktën 3,7 miliardë vite. “Ky zbulim përbën një zbulim reference, në kërkim të gjurmëve të para të jetës në Tokë”, deklaroi në një komunikatë, Martin Julian Van Kranendonk, ekspert në gjeologji i Universtitetit i Uellsit të Ri të Jugut dhe bashkautor i një studimi të publikuar në revistën britanike “Nature”.

Nën akujt e shkrirë të Groenlandës, zbulohet fosili më i vjetër në botë

Shkencëtarët kanë zbuluar atë që mendojnë se është fosili më i vjetër në botë, një mbetje jete që i përket 3.7 miliardë vjetëve më parë, kur qielli i Tokës ishte portokalli dhe oqeanet e saj të gjelbër. Në një pjesë të saposhkrirë të Grenlandës, shkencëtarët australianë kanë gjetur strukturën e mbetur nga një komunitet mikrobesh që kanë jetuar në një funddeti të lashtë, thuhet në një studim të publikuar në revistën ‘Nature’ të mërkurën. Zbulimi tregon se jeta mund të jetë formuar më shpejtë dhe më e lehtë se sa mendohej dikur, rreth gjysmë miliard vjet pas formimit të Tokës.