ikea

Dashuria jonë për rroba të lira ka një kosto të fshehtë

Nga Maxine Bédat*

Tri vjet më parë, fabrika e veshjeve Rana Plaza u shemb, duke vrarë më shumë se 1 mijë punonjës dhe duke plagosur mbi 2,500 të tjerë. Tragjedia – aksidenti më i rëndë në historinë e fabrikave të veshjeve – qe një alarm zgjimi për të gjithë industrinë dhe shkaktoi një lëvizje botërore, Ditën e Revolucionit në Modë, ku ne si qytetarë të botës pyesim se si dhe nga kush janë prodhuar veshjet që ne mbajmë në trup. Është një rast për të krijuar një plan bashkarisht për të ardhmen e një industrie me xhiro 2 trilionë dollarë.