INSTAT

Alarmi i OKB-së: Shqipëria në vitin 2100 me vetëm 1.7 milionë banorë; si do përmbyset piramida e moshës

Projeksionet globale mbi popullsinë nga viti 1950 deri në vitin 2100 tregojnë për një rënie drastike të popullsisë shqiptare, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuar. Në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë 1,754,540 banorë me një rënie prej 1.2 milionë personash nga popullsia aktuale (2.9 milionë) sipas portalit të OKB. Përveç rrudhjes në numër shihet një përkeqësim i ndjeshëm i vitalitetit të popullsisë. Piramida e tregon se në këtë vit, rreth 546 mijë persona janë mbi 60 vjeç, teksa shihet së është ngushtuar dukshëm baza e piramidës, çka reflekton një nivel të ulët të numrit të lindjeve.

Mbahet në Tiranë, forumi për planin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve

Më datë 26 Prill 2017, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve Urbane (IKU), organizuan në Tiranë forumin kombëtar në kuadër të përfundimit të projektit “Vlerësimi i Mangësive në Zbatimin e Strategjisë dhe Planit Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve” në kuadër të projektit “Achieve”, financur në kuadër të fondeve IPA për shoqërinë civile të Bashkimit Evropian. IKU me mbështetjen e REC Shqipëri ka përfunduar dokumentin mbi vlerësimin e legjislacionit Shqiptar duke e krahasuar atë me legjislacionin Evropian në fushën e menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane si dhe identifikimin e nivelit të zbatueshmerisë së këtij legjislacioni.

Mbetjet, debat për ligjin, por importi vazhdon

Debati për importin e mbetjeve është rikthyer menjëherë pas zgjedhjeve, ndërkohë që ligji i ndryshuar ka ngelur pezull që vitin e kaluar, për shkak të mosmarrëveshjeve mes dy aleatëve të ish-koalicionit qeverisës. Por, ndërkohë që prej një viti debatohet ashpër rreth ndryshimeve në ligj, në fakt, importi i mbetjeve në Shqipëri nuk është ndërprerë asnjëherë, të paktën deri në vitin 2015, kur disponohen statistika zyrtare. Mbështetur në të dhënat e Instat, për vitin 2015, Shqipëria importoi 60 mijë tonë mbetje.

Riciklimi i tekstileve: Në Shqipëri një realitet ende i pamundur

Tashmë është kthyer në kulturë dhe mendësi biznesi që veshjet e përdoruara të mblidhen në vende apo magazina të caktuara dhe, më pas të dërgohen në dyqane të rrobave të kategorisë së dytë (second hand). Kjo për të kënaqur gjithë kërkesat e blerësve, prodhuesve, tregtuesve, por edhe për të minimizuar ndikimin e tyre në mjedis dhe ekonomi. Iniciativën e parë për një fushatë të tillë e morën firmat e njohura si Zara, H&M në bashkëpunim me ICO (kompani e cila bashkepunon me firma te ndryshme prodhuese dhe tregtuese të veshjeve).

Shqiptarët janë populli me më pak makina në Evropë, ja renditja

Me gati gjysmën e popullsisë që jeton në fshat, shqiptarët renditen si populli i fundit në Europë përsa i përket numrit të veturave për 1000 banorë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Transportit Rrugor, në Shqipëri ka rreth 400 mijë vetura që paguajnë siguracion dhe kryejnë kontroll teknik, apo rreth 140 automjete për 1000 banorë. Ky tregues është më i ulëti në Europë, sipas të dhënave krahasuese publikiara nga Nationmaster dhe Eurostat. Shqipërisë ia kalon edhe Kosova dhe Maqedonia, të cilat kanë gati 150 automjete për 1000 banorë.

Shqiptarët paguajnë 300 milionë euro në vit “taksa mjedisore”

Një format i ri raportimi nga Instituti i Statistikave i kryer në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Sistemi Europian i Llogarive Ekonomike zbuloi se shqiptarët paguajnë rreth 300 milionë euro ose 2.8 për qind të PBB-së së vet në formën e “taksave mjedisore”, një shifër kjo krahasimisht më e lartë se sa mesatarja e Bashkimit Europian. Pavarësisht kësaj, Shqipëria mbetet vendi më i mbushur me plehra urbane dhe me sistemin më të keq të menaxhimit të mbetjeve në kontinent.