Jemen

Epidemia e kolerës në Jemen, më e rëndë se lufta

Të paktën 300 000 njerëz janë infektuar nga shpërthimi i kolerës në Jemenin e dërrmuar nga lufta civile gjatë 10 javëve të fundit, një kërcënim që duket shumë më i rëndë se sa plumbat dhe bombat. Komiteti ndërkombëtar i kryqit të kuq që dha alarmin tha se situata ka dalë jashtë kontrolli me rreth 7 000 infektime të reja në ditë. Sipas zyrtarë të kësaj organizate, më shumë se 1700 njerëz kanë humbur jetën për shkak të kolerës gjatë muajve të fundit në Jemen.

Konflikti në Jemen, zyrtari i OKB-së paralajmëron për urinë më të madhe në botë

Organizata e Kombëve të Bashkuara ka paralajmëruar se Jemeni po përballet me urinë më të madhe në botë, me miliona viktima nëse ndihmat nuk do të rifillojnë. Mark Lowcock, nënsekretari i Përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare i kërkoi koalicionit të udhëhequr nga Sauditi që të heqë bllokadën e saj të vendit të rrënuar nga konflikti. Në fillim të kësaj jave koalicioni mbylli rrugët ajrore, tokësore dhe detare me Jemenin, pasi rebelët e Houthi qëlluan me raketa në Riad.

OKB jep alarmin për epideminë e kolerës në Jemen

Arabia Saudite ka dhuruar 66.7 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet e UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të luftuar kolerën në Jemen. Stephen O’Brien, Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështje Humanitare tha dje se mendohet se numri i të infektuarve me kolerë në Jemen ka kaluar 200 mijë vetët këtë javë. Shefat e UNICEF-it dhe të OBSH thanë përmes një deklarate dje se po përballen me epideminë më të rëndë të kolerës aktualisht në botë, duke regjistruar mesatarisht 5000 raste të reja infektimesh në ditë.

Shpërthen kolera, Jemeni shpall emergjencën. Mbi 100 të vdekur nga sëmundja

Në kryeqytetin e Jemenit, në Sana, është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të shpërthimit të sëmundjes së kolerës, e cila ka sjellë vdekjen e shumë personave në vend. Spitalet e Sanës të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi janë të mbi populluara me pacientë të prekur nga kolera. Kryqi i kuq ka bërë të ditur se numri i personave të dyshuar që janë prekur nga kjo sëmundje në vend janë trefishuar brenda një jave duke e çuar numrin në mbi 8 mijë e pesëqind persona, më së shumti në Sana.