kanalizime

Parandalimi i përmbytjeve - Rehabilitohet një prej segmenteve më të rëndësishme të kanalizimeve në Vlorë

“Kanali i Naunkës”, një nga segmentet më të rëndësishme të sistemit të kanalizimeve në qytetin e Vlorës, tashmë është vënë plotësisht në efiçensë. Prej më shumë se 25 vitesh, ky segment që përshkon lagjen “24 Maji” deri tek zona që emërtohet “Pallatet e Gorrishtit”, ishte lënë tërësisht jashtë vëmendjes dhe për pasojë, ishte bllokuar nga mbetjet e ngurta, ato urbane dhe gjithëfarëlloj mbeturinash që hidheshin në të nga qytetarët. Por, prej disa ditësh, pamja ka ndryshuar, si rrjedhojë e një projekti të Bashkisë, që u zbatua nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve.

Përmbytjet, 20 milionë dollarë për kanalizimet në 2017

Rreth 20 milionë dollarë do të shpenzohen nga Ministria e Bujqësisë në 2017 për sistemin e ujitjes dhe kullimit, ku përfshihet dhe mbrotja nga përmbytjet. Projekt buxheti i vitit të ardhshëm parashikon që pjesa më madhe e këtyre shpenzimeve të vijë nga financimet e huaja. Projektet të reja që do kenë më shumë vëmendje në 2017 për pasojat nga përmbytjet do të jenë mbrojtja nga Lumi Seman në Suk Agacaj, Fier, mbrotja Vjosa në zonën Pishporo, Fier, mbrojtja e brigjeve në Zallin e Okshtunit në Bulqizë, si rregullimi i argjinaturës mbrojtëse të lumit Shkumbin.

Uji, drejt menaxhimit të qëndrueshëm

Një nga problemet e vështira me të cilat po vazhdon të përballet Ballkani Perëndimor është sektori i ujit. Edhe pse me burime të pasura hidrike, menaxhimi është sfidë. Në këtë kuadër, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar një platformë të përvitshme diskutimi dhe ekspozimi, ku trajtohen çështjet më me rëndësi, me pjesëmarrjen edhe të ndërkombëtarëve. Në edicionin e katërt, që u mbajt në Tiranë ditët e fundit, ky event ballkanik arriti të tërhiqte vëmendjen e duhur dhe përmbushi qëllimin e tij… Në Tiranë, u zhvillua nga data 2 – 4 nëntor, në “Expo City Albania” konferenca dhe ekspozita e katërt e përbashkët ballkanike, e cila iu dedikua ujit. Një çështje e cila është në të njëjtën linjë me temën e Ditës Botërore të Ujit për vitin 2016 nga UN Water, “Uji dhe punësimi” (Water and Jobs).

Vazhdon puna për pastrimin e kanalizimeve në Vlorë

Bashkia e Vlorës po vazhdon me intensitet punën për pastrimin e sistemit të kanalizimeve të qytetit. Megjithëse në vigjilje të festave, të gjithë punonjësit e strukturave në varësi të kësaj bashkie, janë në terren. Puna është përqendruar në të gjithë gjatësinë e Kanalit të Ujërave të Larta, që zbret nga Ujëmbledhësi mbi godinën e spitalit dhe vazhdon në drejtim të Nartës, për në det. Tonelata të tëra mbetjesh po largohen çdo ditë, duke krijuar “frymëmarrje” në këtë kanal, më i rëndësishmi në të gjithë sistemin e shkarkimit të ujërave në qytet dhe ku nuk ishte ndërhyrë prej 30 vjetësh. Pamja tashmë ka ndryshuar.