Kosove

"Let’s Do It Kosova” grumbullon 100 thasë mbetje dhe mbjell 22 fidanë, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Organizata “Let’s Do It Kosova” së bashku me qindra studentë nga Fakulteti i Edukimit dhe vullnetarë nga kompania “Baruti-Ag”, kanë realizuar disa aktivitete në hapësirat e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në orën 11:00, qindra studentë ndihmuan vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” në pastrimin e hapësirës së kampusit universitar dhe largimin e mbi 100 thasëve me mbetje, për të vazhduar pastaj me mbjelljen e 22 fidanëve “Paulownia”, të cilët janë dhuruar nga kompania “Liridoni” Preshevë.

14 arsye për të vizituar Kosovën

Mirë, Kosova nuk mund të jetë destinacioni i parë që mendoni për pushime për shkak të së kaluarës së saj dhe vendndodhjes në brendësi të Ballkanit. Sidoqoftë, ju nuk duhet të nguteni për ta anashkaluar Kosovën si një destinacion udhëtimi, sepse ofron shumë për vizitorët e saj! Kjo është diçka që mësova dhe përjetova kur vizitova Kosovën për herë të parë. Natyra është e bukur, njerëzit janë miqësorë, çmimet janë të lira dhe fakti që vendi është mjaft i pashkelur e bën shumë më emocionuese për ta zbuluar. Shpresojmë që edhe ju do të zbuloni bukurinë e Kosovës, këtu janë 14 arsye se pse ju duhet të vizitoni Kosovën.

A do të jetë 2017-ta vit kthese për energjinë në Kosovë?

Autoritetet në Kosovë thonë se janë duke ndërmarr hapa për të ndryshuar gjendjen në sektorin e energjisë, i cili që nga përfundimi i luftës përballet me sfida. Ata thanë se kjo pritet të bëhet përmes strategjisë së energjisë 2017-2026, me të cilën synohet ndryshimi rrënjësor i sistemit aktual të prodhimit të energjisë elektrike. Këto komente u bënë gjatë mbajtjes së forumit të dytë të nivelit të lartë për energji “Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut”, me të cilën synohet të gjenden forma për të përmirësuar sistemin energjetik të Kosovës, që vazhdon të përballet me vështirësi dhe të varet nga prodhimi i termocentraleve të vjetra e të mbajtura keq, që nuk sigurojnë dot energji të mjaftueshme për vendin, janë të dëmshëm për mjedisin dhe detyrojnë shpesh investime në importe të shtrenjta.

Ajri i ndotur në Prishtinë shkaktar për sëmundjet e shumta të qytetarëve

Muajt e fundit është vërejtur se ndotja e ajrit në Prishtinë ka kaluar parametrat e lejuar. Nga monitorimi i fundit i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit përmes “Indeksit të cilësisë së ajrit” Prishtina klasifikohet në kategorinë e tretë të ndotjes së ajrit, saktësisht në parametrat 151 deri në 200, me vlerën 157 të PM2.5, që paraqet nivelin e cilësisë së ajrit si të pashëndetshme. Antigona Ukaj-Haxha, specialist i shëndetit publik në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tha se efektet akute dhe kronike të koncentrimit të ndotësve të ajrit që ndikon shumë në shëndetin e qytetarëve.

Aksion i madh pastrimi për nder të “Ditës së Evropës”

Për herë të parë, disa nga aktorët përgjegjës për mjedisin, do të bashkohen për të realizuar një aksion të madh pastrimi, i cili do të rezultojë me largimin e një deponie të madhe të mbetjeve në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës. Banorët e këtij fshati prej disa vitesh kanë ‘bashkëjetuar’ me një deponi të tillë, ku shpeshherë edhe i kanë djegur mbetjet, duke shkaktuar ndotjen e ajrit. Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” u bën thirrje banorëve të fshatit Bardhosh, që t’i bashkohen këtij aksioni, duke u mobilizuar bashkë me ne për largimin e asaj deponie.

Ambientalistët nga Kosova i dalin në mbrojtje Valbonës

Organizata joqeveritare “Exploring”, ka bërë të ditur se me vetë iniciativë ka shprehur pakënaqësinë për dëmtimit e lumit të Valbonës në Shqipëri. Për këtë, ata kanë organizuar një protestë, e cila, sipas një njoftimi, këtë radhë u bë në Parkun Kombëtar të Valbonës (Shqipëri). “Shkatërrimi i lumit të Valbonës përmes ndërtimit të HEC-ve është i pa pranueshëm. Mbrojtja e ambientit është obligim i çdo njërit. Në këtë organizim morën pjesë rreth 130 persona nga Prizreni, Peja, Gjakova”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate. “Exploring” është një organizatë qeveritare nga Prizreni.

Arinjtë e “burgosur” në Shqipëri shijojnë jetën e lirë në Kosovë

Arinjtë e “burgosur” në Shqipëri shijojnë jetën e lirë në Kosovë Arinjtë e mbajtur në robëri të zymtë në Shqipëri po përshtaten me një jetë të re në Kosovë, duke stimuluar krijimin e një strehe edhe në Shqipëri. Pasi është torturuar në kafaz për dy vite, ariu i dëshpëruar Tomi la Shqipërinë dhe gjeti një shtëpi më të mirë në Kosovë një muaj më parë. Ariu pesë vjeҫar, i cili është mbajtur në robëri në kushte të zymta, për të kënaqur vizitorët në një restorant në veri të Tiranës, është shpërngulur tani në një strehim afër liqenit Badovc, 21 km larg nga Prishtina.

Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e Maleve të Pashtrikut zonë e mbrojtur

Krahas Maleve të Sharrit dhe Bjeshkëve të Nemuna, Malet e Pashtrikut, janë qendër e rëndësishme e biodiversitetit në Kosovë dhe më gjerë në rajon por deri më tani nuk kanë qenë të hulumtuara sa duhet me qëllim të shqyrtimit të mundësisë për ta shpallur zonë e mbrojtur. Pasuritë e saj në aspektin e gjeodiversitetit dhe biodiversitetit dhe të gjeotrashegimisë janë të raportuara nga shumë shkencëtar në aspektin gjeologjik, pedologjik, floristik,faunistik etj. Vlerat natyrore të kësaj zone kanë ndryshuar dramatikisht në dekadën e fundit, veçanërisht vlerat e biodiversitetit.

BB: Punonjës për menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë

Banka Botërore (BB) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës (MMPH) zhvillon një punëtori për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, me përfaqësues të institucioneve relevante të Kosovës dhe donatorëve tjerë.

BE lëshon alarmin: Ndotja në Kosovë, shqetësuese

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalya Apostolova u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që urgjentisht të ndryshojnë politikat që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Ajo tha se këto ndryshime janë edhe pjesë e standardeve që Kosova duhet t’i përmbush në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Cilësia e ajrit në Kosovë kërcënim për jetën e qytetarëve

Cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg standardeve evropiane dhe tejkalon çdo normë të lejuar. Ndër ndotësit më të mëdhenj në vend konsiderohen termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, por edhe tymi që lirojnë veturat e vjetra, si dhe thëngjilli që përdoret për ngrohje gjatë stinës së dimrit. Për rrezikun nga ajri i ndotur kishte alarmuar edhe Banka Botërore, ku, përmes një hulumtimi të kryer më herët, thuhej se brenda vitit në Kosovë shkaktohen rreth 800 vdekje të parakohshme si pasojë e ajrit të ndotur.

Cilësia e ajrit në Kosovë kërcënim për jetën e qytetarëve

Cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg standardeve evropiane dhe tejkalon çdo normë të lejuar. Ndër ndotësit më të mëdhenj në vend konsiderohen termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, por edhe tymi që lirojnë veturat e vjetra, si dhe thëngjilli që përdoret për ngrohje gjatë stinës së dimrit, shkruan sot Koha Ditore. Për rrezikun nga ajri i ndotur kishte alarmuar edhe Banka Botërore, ku, përmes një hulumtimi të kryer më herët, thuhej se brenda vitit në Kosovë shkaktohen rreth 800 vdekje të parakohshme si pasojë e ajrit të ndotur.

Deri më 20 maj do të mbillen 400 mijë lule në Prishtinë

Komuna e Prishtinës nëpërmjet ndërmarrjes komunale “Hortikultura”, ka mbjellur rreth 150 mijë lule të të gjitha llojeve në parqet dhe sipërfaqet e blerta të kryeqytetit. Deri më 20 maj do të mbillen gjithsej 400 mijë lule dhe rreth 18000 fidane.

Dita Botërore e Mjedisit në Kosovë

Prishtina në bashkëpunim me organizatën qeveritare GIZ-SMS program, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe me komunën e Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjakovës, organizuan aktivitete të shumta me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, që shënohet sot më 5 qershor. Në kuadër të kësaj dite u zhvilluan aktivitete të ndryshme bashkarisht me “Klubet e Gjelbra” të shkollave fillore dhe të mesme të këtyre komunave, me qëllim ngritjen e vetëdijes së komunitetit për ruajtjen e mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.

Franca jep 66 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në tre komuna në Kosovë

Marrëveshja e huasë për financimin e Projektit të Trajtimit të Ujërave të Zeza për komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit u nënshkrua ditën e djeshme në Prishtinë, mes Ministrisë së Financave të Kosovës dhe NATIXIS, që vepron ne kuadër të Qeverisë së Francës. Kjo marrëveshje ka vlerën prej 66 milionë euro, dhe kushte shumë të mira financiare dhe një normë të interesit për 0.036 përqind dhe një afat kthimi prej 24 vitesh. Ministri i Financave, Abdullah Hoti tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, pasi investohet për impiantin që trajton ujërat e zeza për rajonin e Prishtinës, me një popullësi deri në 500 mijë banorë.

Fshati që furnizon gjysmën e Kosovës me ujë të pijshëm, nuk ka ujë për vehte

Mund të duket çudi, por është e vërtetë, fshati i cili shtrihet pranë Liqenit të Batllavës, i cili furnizon pothuajse gjysmën e Kosovës me ujë të pijshëm, nuk mund ta shfrytëzojë këtë ujë për vehte. Ky është fshati Orllan i Komunës së Podujevës. Tokat e këtij fshati shtrihen në Liqenin e Batllavës. Ky fshat nuk ka fare qasje në Ujësjellësin Rajonal, Prishtina. Në lidhje me këtë çështje banorët e fshatit në fjalë kanë bërë kërkesa të shumta për t’u furnizuar me ujë të pijshëm nga ujësjellësi, por një gjë e tillë nuk është realizuar. Atyre iu duket e pakuptimtë, që jetojnë në afërsi të Liqenit dhe nuk kanë ujë të pijshëm.

Gjendja e mjedisit në Kosovë, katastrofë

Në Ditën Botërore të Mjedisit shumë organizata joqeveritare organizojnë fushata të ndryshme për ndërgjegjësimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit. Por, gjendja në terren vazhdon të jetë e njëjtë, raporton KTV. Drejtues të këtyre organizatave thonë se institucionet nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar këtë gjendje. Përkundër faktit që Qeveria ka miratuar ligje e udhëzime administrative të shumta për ruajtjen e mjedisit në Kosovë, ai vazhdon të jetë mjaft i ndotur. Nëse duam rezultate, ato ligje duhet t’i zbatojmë në praktikë, thotë Zeqir Veselaj.

Gjigandë industrialë, por ndotës të ambientit

Përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit në Kosovë kërkojnë nga autoritetet që të ndërmarrin hapa konkretë në trajtimin e mbetjeve industriale, të cilat, siç thonë ata, po paraqesin rrezik të madh për qytetarët. Kosova ka miliona tonelata mbetje industriale të pa trajtuara. Mbetjet e patrajtuara industriale vazhdojnë të paraqesin problem mjaft serioz për ambientin në Kosovë, që si pasojë ka edhe shkaktimin e efekteve negative për shëndetin e qytetarëve.

Gjilani feston Ditën e Tokës duke mbjellë lule e fidane

Me një sërë aktivitetesh, Komuna e Gjilanit ka festuar sot Ditën Ndërkombëtare të Tokës. I pari që mbolli lule ka qenë kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili tha se gjatë tërë ditës do të mbillen shumë lule dhe shumë fidane, sikurse do të bëhet edhe pastrimi i mbetjeve në të gjithë territorin e komunës. “Në kuadër të Ditës së Tokës, Gjilani në bashkëorganizim me organizatat e fëmijëve, të të rinjve, shkollave fillore dhe organizatën ‘Gjilani Riciklon’, po mbjellim lule, gjelbërim, po pastrohen mbetjet dhe shumë aktivitete të tjera.

Gjithë ujërat e zeza të Ferizajt, në lumin e vetëm të këtij qyteti

Ujërat e zeza të komplet komunës së Ferizajt, shkojnë në lumin e vetëm që kalon nëpër këtë komunë në Nerodime, pikërisht në fshatin Nikadin. Lumi rrjedh edhe në 2 fshatra të tjerë, në Gurëz dhe Varosh. Fazli Shabani nga Vetëvendosje, thotë se komuna shumë herë është zotuar se do të bëjë një zgjidhje, që njëherë e mirë të shpëtohet ky lumë, por projekti i filluar para dy vitesh, nuk ka gjasa të përfundojë, raporton KTV.