Kuçove

Termocentralet me gaz, një në Korçë e një në Kuçovë

Ndërtimi i gazsjellësit TAP ka hapur perspektiva për ndërtimin e burimeve të reja energjetike në jug të vendit. Sipas masterplanit të gazit në Shqipëri janë dy termocentrale të rinj që mund të ndërtohen në zonën e Korçës dhe të Kuçovës pranë gjurmës dhe stacioneve të pompimit ku kalon gazjellësi. Si Korça dhe Kuçova kanë pasur më parë TEC me mazut, por që janë nxjerrë jashtë fuksionit prej dekadash. Ngritja e këtyre dy centrale me lëndë djegëse vjen si ide në një moment kur Shqipëria po kalon një krizë prodhimi energjie në Kaskadën e Drinit për shkak të thatësirës dhe mungesës së burimeve alternative.