laguna

ALARM! NDËRHYRJE E PATOLERUESHME NË P-K DIVJAKË-KARAVASTA !

Bashkia e Divjakës, pa asnjë Leje Mjedisore, pa kurrfarë Vlerësimi të Ndikimit në Mjedis dhe në kundërshtim me të gjitha Ligjet Mjedisore dhe Konventat Ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë, ka instaluar në zemër të Parkut makineritë për hapjen e një kanali lundrues përqark lagunës se Divjakës. Ndërhyrja është planifikuar të kryhet në zonën më të brishtë të Parkut, në dunat ranore shumëshekullore, dhe vijat e ujit që e bëjnë Divjakën jo vetëm një perlë të natyrës shqiptare por edhe asaj botërore. Vendi ku dimërojnë me dhjetëra mijëra shpend, vendi ku folezojnë lloje të rralla e të mbrojtura botërisht sot kërcënohet nga papërgjegjshmeria e një institucioni që nuk pyet për ligjin.

Ishulli i Lezhës, një mrekulli natyrore që rri fshehur prej një rruge 3 km të dëmtuar rëndë

Është quajtur ishull për shkak të sistemit lagunor që afrohet deri pranë qytetit të Lezhës. Janë sisteme ujore si struga, kanale që kanë ndërprerë komunikimin e kënetës me Lezhën dhe tokat e saja duke formuar një ishull, por në të vërtet ai lidhet normalisht me rrugën kryesore që të çon në Lezhë e në Shkodër. Ndodhet rreth 60 km. nga Tirana dhe me një histori të vjetër si një system lagunor dhe destinacion turistik. Është e para Zonë e Mbrojtur e Shqipërisë, e shpallur si Rezervë Gjuetie që nga korriku i vitit 1940. Edhe sot ruan këtë status të emërtuar si “Rezervat Gjuetie dhe Rezervë e Menaxhuar”.

Laguna e Kunes, një destinacion qetësie për fundjavë

Jo më larg se 50 km nga Tirana, laguna e Kunes, ky habitat natyror i faunës së egër, është një vend shlodhjeje për fundjava dhe frekuentohet nga mjaft vizitorë. Laguna e Kunes është cilësuar si “Ontologjia e Mesdheut”. Laguna është ‘shtëpi’ për 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh dhe disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca e ngjala. Bota e shpendëve, veçanërisht e pasur, numëron 196 lloje shpendësh migratorë dhe të përhershëm. Edhe bota e gjitarëve nuk mbetet pas me specie si lepuri, dhelpra, ujku, derri i egër dhe kuaj të lindur dhe rritur në natyrë.

Laguna Limopuo, një destinacion për turizmin e vëzhgimit të shpendëve ujorë

Kjo lagunë e vogël dhe pak e njohur, gjendet në afërsi të fshatit Zvërnec, në pjesën jugperëndimore të Lagunës së Nartës. Përfaqëson një lagunë bregdetare, me gjatësi rreth 1 km, e gjerë rreth 400 m dhe me sipërfaqe disa ha, e cila dallohet për biodiversitet të lartë. Vlerat e saj janë shkencore, didaktike, turistike dhe ekonomike. Falë vlerave që mbart, kjo lagunë gjendet në zonën qendrore të Peizazhit të mbrojtur “Vjosë-Nartë” dhe është në listën e Monumenteve të Natyrës në Qarkun Vlorë. Përbën një nga habitatet ujore më të rëndësishme si një nga kënetat e përhershme më e madhe pas asaj të Nartës. Fundi i saj mbulohet nga bimësi ujore.

Ngrin laguna e Kune-Vainit

Temperaturat e ulëta nën zero gradë kanë ngrirë edhe lagunën e Kune-Vainit në Lezhë, ndërsa shumë peshq kanë ngordhur nga ngricat. Temperaturat disa gradë nën zero prej 5 ditësh kanë sjellë ngrirjen e ujit dhe niveli i akullit arrin deri në 7 cm. Ky fenomen konsiderohet i rrallë, pasi me përmasa të kësaj natyre nuk kishte ndodhur prej disa vitesh në këtë zonë. Ngrirja e ujit të lagunave ka penalizuar dhe sektorin e peshkimit, duke shkaktuar dëme te kosiderueshme. Peshkataret thonë se prej ditësh kanë ngelur pa punë, ndërsa ngrica ka sjellë dhe ngordhjen e shumë peshqve.

Punimet në Divjakë-Karavasta kërcënojnë Pelikanin Kaçurrel

Gjatë vizitës së radhës në lagunën e Karavastasë, për monitorimin e Pelikanit kaçurrel, Shoqata për Ruajtjen e Mbrojtjen e Mjedisit Natyror (PPNEA), u ndesh me një pamje aspak të zakontë për Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Në zonën pranë kanalit të Vaut kryen gërmime dhe konkretisht brenda në lagunën e Karavastasë. Zona më e rëndësishme ligatinore në Shqipëri, i vetmi vend fole për pelikanin kaçurrel po kërcënohet drejtpërdrejt nga ndërhyrje akoma të paqarta dhe të pa bëra publike me projekte konkrete.

Tension në Lagunë

Ata udhëtonin të pestë në një makinë drejt Karavastasë. Kishin lënë Tiranën ende pa zbardhur dhe tani që po afroheshin, bisedat sikur u gjallëruan. Shoferi propozoi të hanin mëngjes. Bufeja ishte një barrake fshati e mbushur me fermerë, fytyrat e të cilëve dukeshin të lodhura nga dielli, ndonëse pa dalë ende në fushë. Në pjesën e pasme të kuzhinës, përmes një porte rrjete, shihesin zetorë të mbushur me shalqinj. Dielli ishte ngritur mjaftueshëm për të uruar mirë se ardhjen e një dite të re, por banorëve ky u dukej një rit krejt i zakonshëm.