memorandum

Memorandum bashkëpunimi për uljen e krimeve mjedisore në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Në kuadër të projektit: “Ulja e krimeve mjedisore nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese, në Parkun Kombëtar të Tomorrit”, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit të enjten e kaluar, më datë 14.07.2016 në sallën e Prefekturës në Berat. Nëpërmjet këtij dokumenti vlerësohet si prioritet i përbashkët rëndësia e ruajtjes së zonave të mbrojtura në Parkun Kombëtar të Tomorrit, për t’i ardhur në ndihmë forcimit të legjislacionit shqiptar për një mjedis të qendrueshëm nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese.