mision

Aventura e re e Luksemburgut, të nxjerrë minerale nga asteroide

Misioni i parë tregtar që do të gërmojë në asteroide për të mbledhur metalet e çmuara mund të nisë brenda pesë viteve, ndërsa qeveria e Luksemburgut po punon në sipërmarrje të përbashkëta me kompanitë e kërkimit hapësinor të SHBA-së, të grumbullojnë ujë dhe minerale jashtë Tokës nëpërmjet robotëve. “Që kur Luksemburgu deklaroi në muajin shkurt se kishte për qëllim që të kthehej në një qendër globale të gërmimit të asteroideve për të grumbulluar metale, punët kanë ecur me shpejtësi.

Europa dhe Rusia nisin misionin në Mars

Me lëshimin e satelitit TGO (ExoMars Trace Gas Orbiter) nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, Europa dhe Rusia nisën ditën e djeshme misionin e tyre të përbashkët në Mars. Sateliti do të verifikojë nëse gazi metan në atmosferën e planetit të kuq vjen si pasojë e ndonjë burimi gjeologjik apo prodhohet nga mikrobe. Nëse çdo gjë shkon mirë, dy fuqitë e hapësirës do ta vazhdojnë aventurën e tyre me një sondë robotike, e cila do të realizojë shpime në sipërfaqen e Marsit. Lëshimi i kësaj të fundit mund të ndodhë në vitin 2018, ose siç janë gjasat më të mëdha, në vitin 2020.

Përgatitje për jetën në Mars

Një grup prej 6 shkencëtarësh të NASA-s tashmë janë gati për udhëtimin e tyre drejt Planetit të Kuq. Për 365 ditë qëndruan të izoluar brenda një kupole 11 metra të gjerë dhe 6 metra të lartë, për të simuluar jetesën në Mars. Ajo ishte ndërtuar në një zonë në Hawai, e përshtatur në një ambient të ngjashëm me atë të Marsit, e vendosur 2500 metra mbi nivelin e detit. Ata kishin nga një shtrat të vogël dhe një tryezë brenda dhomave. Astronautët mund te dilnin nga kupola vetëm me kostumet e hapësirës.

Space X shijon suksesin e lëshimit të satelitëve

Kompania amerikane Space X ka dërguar me sukses 10 satelitë për kompaninë e komunikimit Iridium në orbitë duke përdorur raketat Falcon 9. Ashtu siç ishte programuar, satelitët u lëshuar nga Vandenberg Air Force Base në Kaliforni. Siç ishte planifikuar, ajo u kthye në një mjet lundrues në Oqeanin Paqësor. Space X ka rikthyer me sukses disa raketa si në tokë dhe në ujë, si pjesë e përpjekjes së saj për të ulur koston e fluturimeve hapësinore dhe ripërdorimin e përbërësve shumë milionë dollarëshenë vend të hedhjes së tyre në oqean pas nisjes.

SpaceX me mjete të ricikluara për udhëtimet në hapësirë

Kompania SpaceX ka hedhur në hapësirë mjetin e saj të parë fluturues të ricikluar. Anija pa ekuipazh, Falcon 9, po udhëton drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për të dërguar një kapsulë të mbushur me pajisje për eksperimente, ndër to edhe insekte dhe minj të gjallë, një panel të ri diellor, si dhe sensor për të diktuar yje me neutron. Nisja e anijes u shty për dy ditë si rezultat i stuhive në zone. Pas nisjes së saj, sistemi lëshues i raketës u kthye në tokë dhe realizoi një zbritje të suksesshme vertikale, duke bërë të mundur që të përdoret përsëri në të ardhmen.

Zgjatet misioni i teleskopit Hubble

Si funksionon teleskopi hapësinor Hubble? Në fund të fundit, ai qëndron në hapësirë. Sigurisht që janë kompjuterat që e bëjnë të mundur një gjë të tillë, por teleskopi ka nevojë edhe për një grup specialistësh në Tokë për mbarëvajtjen e tij. Korrespondentja e Zërit të Amerikës JoEllen McBride vizitoi qendrën për fluturime në hapësirë “Goddard” në qytetin Grinbelt, të shtetit të Merilendit, për të na na njohur me aktivitetet e përditshme të teleskopit Hubble. Teleskopi Hubble na ka magjepsur me pamje të hapësirës për mbi 26 vjet.