natyra,

“Natyra nuk ka nevojë për Ne, zhvillimi pa natyrën është fatalitet!”

Të gjithë i kemi përpara syve çfarë është bërë me mendësitë tona dhe veprimet e 25 viteve më pare, që nga parlamentarët, qeveritarët e çdo niveli, biznesi e deri tek individi. Çdo ditë shohim dhe prekim realitetin e tjetërsuar, trashëgiminë kombëtare në gjendje të rëndë dhe vijimin e një keqtrajtimit ekstrem e të vazhdueshëm dhe ndaj natyrës e pasurive të saj. Përpjekjet për të rivendosur rendin ligjor, menaxhimin bashkëkohor dhe një zhvillim shumë funksional e të barasvlefshëm deri më tani pothuajse kanë dështuar. Kërkohet ende shumë punë, vullnet dhe bashkëpunim për të sjellë ndryshim rrënjësor të mentalitetit dhe qasjen e re ndaj natyrës.

Qendër në ndihmë të turistëve në AdZM-në e Elbasanit

Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Elbasan ka ngritur një qendër për vizitorët dhe turistët në Fushë Studën, Stëblevë, e cila përveç informacionit të bollshëm që ofron për turistët dhe vizitorët, ka një kënd të gjerë dhe shumë të pasur me informacione në funksion të edukimit mjedisor.