ngrohje

Ngrohja me soba druri, a është e dëmshme?

Prej vitesh jemi dhe vazhdojmë të ngrohemi me soba druri. Kryesisht zonat jug-lindore dhe ato veriore të vendit vazhdojnë të mbajnë gjallë traditën e sobës së drurit, ku zjarri fillon të ndizet në muajin nëntor dhe fiket në muajin mars-prill. Teknologjia e një sobe druri ka avancuar, sipas kërkesave të konsumatorëve. Çdo familje, konsumatore e sobave me dru, sipas pikave të shitjes së lëndës druzjarri, konsumon nga 4.000-10.000 lekë të reja në muaj.

Përdorimi ekologjik i biomasës drunore për ngrohje

Problemi i energjisë së bashku me ujin dhe ushqimin paraqet një prej problemeve thelbësore të njerëzimit. Nevojat e shtuara dita ditës për energji, ndryshimet e çmimit në tregun botëror si dhe ndikimi i shtuar i prodhimit të energjisë në mjedisin jetësor kanë ndikuar që Energjetika, Ekologjia, Ekonomia dhe Efikasiteti të bëhen problem unik i njerëzimit dhe qëllimeve strategjike të shekullit 21 në kuptimin e çmimit, sasisë dhe ndikimit në mjedisin jetësor.