Nigeria

OBSH: Ja cili është vendi më i ndotur në botë

Në raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë rezulton se Nigeria është vendi më i ndotur në botë. Mbeturinat, smogu dhe uji i ndotur janë aq të zakonshme në këtë vend, sa shumica e popullsisë është e prekur nga ky fenomen tanimë. Në Nigeri janë katër qytetet më të ndotura në botë, ku në vendin e parë është Onitsha. Qyteti në jug të vendit është 30 herë më i ndotur se norma mesatare. Sipas raporteve, 94 për qind e popullsisë është e ekspozuar ndaj niveleve të ndotjes së ajrit që tejkalojnë udhëzimet e OBSH.