Niko Peleshi

Koka dhe Peleshi në Fan: Moratoriumi i pyjeve ndihmon në zonat e degraduara

1500 fidanë janë mbjellë në një prej zonave më të shkatërruara nga prerjet e paligjshme në vite, lugina e Fanit. Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zv. Kryeministri Niko Peleshi kanë inspektuar pyllëzimin e kësaj zone në Reps, e cila është prekur gjithashtu dhe nga erozioni në Rrugën e Kombit. “Moratoriumi sigurisht që është një masë drastike, por prej viteve ‘45 Shqipëria ka pasur një disproporcion të shfrytëzimit të pyjeve. “Ka pasur një keqmenaxhim të pyjeve gjë që e ka detyruar Ministrinë e Mjedisit dhe Qeverinë Shqiptare të ndërmarrë masën drastike të moratoriumit.

Moratoriumi dhe rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve

Ministria e Mjedisit ka zhvilluar Konferencën “Moratoriumi dhe rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm të pyjeve” në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Ministri i Mjedisiit, Z. Lefter Koka Zv/Kryeminstri i vendit, Z. Niko Peleshi, kryebashkiakë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, rektorë, dekanë, profesorë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë mjedisorë si edhe studentë.

Shqipëria firmos marrëveshjen globale për klimën

Shqipëria nuk është një vend industrialist dhe shkarkimet e gazit në atmosferë nuk arrijnë dot as kuotën e lejuar të ndotjes. Megjithatë, Shqipëria u bë pjesë e marrëveshjes historike të 175 vendeve të botës, që firmosen në selinë e Kombeve të Bashkuara “Marrëveshjen e Parisit” për ndryshimin e klimës. Marrëveshja është një angazhim ligjor global kundër ngrohjes globale, sipas së cilës vendet angazhohen të ulin emetimin në atmosferë të gazit me efektin serë dhe të mbajnë nën 2 gradë rritjen e ngrohjes globale.