Nikoll Ndoku

Nikoll Ndoku: Kur do të restaurohet Selita e Mirditës!?

Në verilindje të Mirditës, në lartësinë 753 m mbi nivelin e detit në kilometrin e 120-të rrugës Tiranë- Lurë të zë syri një vendbanim tashmë të braktisur, që shtrihet në brigjet e një lumi të kaltër e mjaft piktoresk. Ky vendbanim urban e ka emrin qyteti Kurbnesh, i cili shtrihet në brigjet e lumit Urakë, afërsisht në qendër të Selitës. Me emërtimin qytet është pagëzuar që në vitin 1966 nga Kuvendi i Shqipërisë, i asaj kohe për të plotësuar nevojat për strehim për punonjësit e indrustrisë nxjerrëse dhe përpunuesve të mineralit të bakrit.