operacion policor

I vuri zjarrin ullishteve në Patos, pranga për një personi

Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar si shkaktar i zjarrit të qëllimshëm. Mësohet se gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00, në kufirin ndarës midis Patos Fshat dhe fshatit Rerëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur shkurre dhe ullishte. Për fikjen e flakëve u organizuan shërbimet dhe shkuan në vendngjarje patrullat e policisë së Komisariatit Fier, Stacionit të Policisë Patos, zjarrëfikëset, grupe të FNSH-së, policia bashkiake si edhe forcat e ushtrisë. Zjarri mori përmasa të mëdha dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 25-30 hektarë bimësi si shkurre dhe ullishte, përafërsisht 20 mijë rrenjë ullinj.

Operacion ndërkombëtar, pije dhe ushqime të falsifikuara

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit me indicie të Interpol dhe Europol, u përfshi në operacionin ndërkombëtar, i cili u shtri në 82 vende. Operacioni i koduar “Opsion V”, ka bërë të mundur procedimin penal të 8 subjekte, të akuzuara për veprën penale të “Shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Industriale”, ndërsa 6 persona janë vënë në pranga. “Nga kontrollet e organizuara nga Drejtoritë Vendore të Policive kryer nga grupet e punës në terren dhe drejtuar nga Strukturat për Krimin Ekonomik e Financiar në Policisë e Shtetit janë arritur rezultatet e mëposhtme:

Zjarrëvenie të qëllimshme në vend, arrestohen dy persona

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë të dyshuar për zjarrëvenie të qëllimshme në dy qytete të ndryshme. Veiz Uku, një 46- vjeçar banues në fshatin e Shën Kollit, është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi është personi përgjegjës për djegien e një sipërfaqe pylli prej 2 dynymësh. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 46- vjeçari, mbi të cilin rëndon akuza e “Shkatërrimit me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor”, gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 20:00, ka vendosur një zjarr në masivin pyjor të në fshatin Shën Koll.