osum

Ambientalistët dhe shoqëria civile nismë për pastrimin e lumit Osum

Organizatat që në fokus të tyre kanë çështjet e mjedisit, qytetarë vullnetarë të ardhur nga Tirana, të cilët lobojnë pro mjedisit, por dhe qytetarë të Beratit janë mbledhur për të pastruar brigjet e lumit Osum, një nga resurset më të mëdha në të gjithë qarkun e Beratit. Motoja e ambientalistëve është "Le të respektojmë qoftë dhe për një ditë, sepse përditë nuk mund të pastrojmë". Natyrisht që lumi Osum sot është nga më të ndoturit në të gjithë vendin, pasi përpos mbetjeve, gjatë verës ai kthehet në një përrua ku në pjesën më të madhe të tij është i mbuluar me ujëra të zeza.

Berat, ndotja në lumin Osum objekt fotografish për turistët

Lumi Osum në Berat vazhdon të jetë i ndotur. Pavarësisht se në Ditën e Tokës disa vullnetarë tentuan të sensibilizonin banorët e zonës, gjendja e lumit vazhdon të jetë e njëjtë. Bashkia e Beratit çdo ditë bën reklama duke treguar në lidhje me investimet në fasada. Por pamja që të ofron lumi Osum është e trishtë, pasi deri tani asnjë institucion nuk po merr masa për pastrimin e tij. Ndërkohë që pak kohë më parë ministri i Mjedisit, Lefter Koka bëri thirrje për pastrimin e brigjeve të lumenjve ose në të kundërt do të përballeshin me gjoba.

Kanionet e Osumit në qëndër të vëmëndjes të aventurierëve të sporteve të ujit

Kanionet e Osumit, në fundjavë zhurmojnë prej të pasionuarve pas sporteve të ujit dhe kryesisht atij të raftingut. Amatorë të shumtë të këtij sporti, të organizuar nga shoqata të ndryshme turistike, udhëtojnë drejt rrjedhës së lumit për të ushtruar sportin e raftingut. Sporti i raftingut në kanionet e lumit Osum tashmë është mjaft popullor. Te rinj nga thuajse gjithë Shqipëria, por edhe të huaj, vijnë për të jetuar aventurën mes rrjedhës së rrëmbyeshme dhe lartësive të egra të brigjeve të Osumit me kanionet e famshme.

Kanionet e Osumit, përherë të vizitueshëm nga aventurierë sportivë

Kanionet e Osumit mbeten një destinacion i përhershëm për sportet e ujit. Jo vetëm në fundjavë por edhe në ditë të zakonshme drejt tyre vërshojnë amatorë pasionantë pas aventurës së raftingut. Që prej javës së fundit të muajit mars e në vazhdim, çdo fundjavë, po edhe në ditë jave, ka patur aktivitete raftingu në kanionet e këtij lumi. Pjesëmarrësit janë turistë vendas dhe të huaj, të rinj dhe të moshave të tjera që lundrojnë në rrymat dhe shtigjet e ngushta shkëmbore gjatë rrjedhës së tij. Bukuria e këtyre kanioneve, si një nga Monumentet e Natyrës sonë, janë një vlerë e shtuar në turizmin shqiptar.

Lumi Osum në Berat tërësisht i ndotur, Bashkia asnjë reagim

Ndotja në lumin Osum arrin në nivele maksimale. Pamjet që sot serviren në Berat janë të trishta, pasi lumi është kthyer në kanal për ujrat e zeza dhe për derdhjen e mbeturinave, nga një biznes i cili merret me përpunimin e lekurave. Dita e hënë e ka gjetur krejtësisht të ndotur lumin Osum në qytetin e Beratit, i cili tashmë mund të quhet lumi ku rrjedhin vetëm ndotje, ujrat e zeza dhe mbi sipërfaqe qëndrojnë plehrat. Aktiviteti i një fabrike përpunimi lëkurash, që ndodhet në dalje të qytetit, duket se është shkaku kryesor i kësaj ndotje tepër të lartë, para të cilës instancat vendore nuk reagojnë, me arsyetimin se është pajisur me leje mjedisore.

Mbeturinat në Osum, Mjedisi: Kemi gjobitur kryetarin e bashkisë, por…

Mungesës së një landfilli në Qarkun e Beratit i janë dorëzuar jo vetëm pushteti vendor, që i shkarkon mbetjet në lum, por edhe autoritetet e mjedisit. Ata thonë se kanë ndëshkuar me gjobë Bashkinë e Beratit edhe 2 vite më parë, por nuk ka pasur asnjë zgjidhje. “Inspektoriati shtetëror i mjedisit dhe pyjeve i Qarkut Berat për menaxhimin e mbetjeve urbane ka marrë masa dhe në vitin 2014 për kreun e bashkisë që është gjobitur me 5 mln lekë të vjetra”, u shpreh Altin Kazazi nga Inspektoriati i Mjedisit në Berat.

Pragsezoni turistik në Berat, fillon pastrimi i lumit Osum

Afrimi i sezonit turistik ka venë në lëvizje Bashkinë e Beratit, duke nisur nga lumi Osum. Ky lumë ka mjaft probleme, pasi në të hidhen jo vetëm mbetje, por edhe gjithë ujërat e zeza të qytetit. Duke qenë pragsezon turistik, si një nga qytetet më të vizitueshëm, Bashkia e Beratit ka filluar të marrë masa, duke filluar nga Lumi Osum e deri tek sistemimi i parqeve si dhe pastrimi i zonave muzeale. Ndërhyrjet kanë nisur në një pjesë të lumit që përshkon përgjatë shëtitores së Beratit, duke kaluar mes lagjeve muzeale Mangalem dhe Goricë.

Rafting në fundjavë në kanionet e Osumit

Edhe kjo fundjavë grumbulloi në kanionet e Osumit shumë aventurierë të sporteve të ujit që shfrytëzuan ujërat e rrjedhshëm të këtij lumi për të marrë kënaqësinë që të jep sporti i raftingut. Me veshjet e tyre karakteristike dhe varkat portative të lundrimit, ata udhëtuan drejt ngushticave shkëmbore në afërsi të Skraparit. Kanioni i Osumit ka qenë thuajse i pashfrytëzuar për qëllime turistike deri në fillimin e viteve ’90. Por qysh nga ajo kohë kanionin kanë nisur ta vizitojnë turistë vendas e të huaj, kryesisht italianë dhe francezë, por dhe nga veriu i Europës, të cilët e kanë kthyer në një rit të përvitshëm sportin e raftingut në këtë lumë.

Skandali: Kafshë e ngordhur në Osum dhe askush s'vepron

Qyteti i “Një mbi një dritareve” dhe i promovuar në sitet më të njohura ndërkombëtare e që mbrohet nga UNESCO, sot ka pasur një pamje gati të frikshme, kur në ujrat e Osumit janë parë kafshë të ngordhura. Siç tregojnë edhe këto foto një kafshë ende e pa identifikuar se ç'lloji përket është parë teksa dekompozohej që nga mëngjesi, por deri tani askush nuk ka ndërhyrë për ta larguar atë nga uji dhe për ta groposur. Qytetarët janë ata që denoncojnë këtë fakt skandaloz, i cili dëmton jo vetëm imazhin e këtij qyteti, por edhe vë në rrezik shëndetin e banorëve që preken nga ujrat e Osumit.

Studentët amerikanë promovojnë kanionet e Osumit

Të cilësuara si “Koloradot” shqiptare kanionet e Osumit kanë tërhequr vazhdimisht turistët e aventurës në vendin tonë, por krijimi i Albania Aventure Resort, një qendër shumëfunksionale për sportet e natyrës, pritet të konsolidojë më tej zhvillimin e këtij turizmi. Një grup studentësh nga Universiteti i Politeknikut të Massachusetts janë të rinjtë e parë që bëhen vullnetarët e promovimit, njëkohësisht ambasadorët më të rinj të Shqipërisë në botë përsa i përketë turizmit të aventurës.

Vërshimi i lumit Osum, nis puna për argjinaturën mbrojtëse

Vërshimi i lumit Osum në bashkinë e Urës Vajgurore çdo vit ka shkaktuar përmbytje në banesa dhe toka bujqësore. Për të shmangur përmbytjet bashkia ka mundësuar që me anë të një fondi akorduar nga buxheti i shtetit të mundësojë nisjen e punimeve për ndërtimin e argjinaturës mbrojtëse. Pjesë e punës që ka nisur që prej disa ditësh është pastrimi i zonës nga mbetjet, ndërtimi i argjinaturës në dy krahët e lumit, por dhe shembja e një ure të vjetër, e cila bëhej shkak për mospërballimin e prurjeve.