pangolin

Një fitore e madhe për gjitarin më të trafikuar në botë

E gjithë tregtia e ligjshme e pangolinëve, gjitari më i trafikuar në botë, do të mbarojë së shpejti falë një marrëveshjeje për të mbrojtur disa specie të rrezikuara nga zhdukja. Vendet vendosën të forconin mbrojtjen ekzituese në Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës (CITES), një marrëveshje globale mes qeverive për të ndjekur rregullat për monitorimin, ose ndalimin e tregtisë ndërkombëtare për speciet e kërcënuara.

Pangolini i fundit i dinosaurëve drejt zhdukjes, jetoi 80 milionë vjet në tokë

Pangolini, një gjitar që jeton në Afrikë dhe në Azi, rrezikon zhdukjen. I vetmi gjitar i veshur me mbrojtëse, e cila përballon edhe një goditje sëpate, pangolini ishte vitin e kaluar specja më e tregëtuar në Indi. Shkak është pikërisht zhgualli i tij që shërben për ta mbrojtur: gjahtarët e kapin, e zjejnë dhe i heqin zhguallin i cili, siç thuhet shërben për krijimin e barnave tradicionale që kurojnë astmën, kancerin, si dhe shërbejnë si afrodiziakë ne restorante luksoze. Në fakt asgjë nga këto nuk është e provuar. Sipas britanikes “The Telegraph” shitja e këyre specieve zë 20% të tregut të zi ku tregëtohen kafshë të egra.