pyjet

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare

“Në vend të një letre për Parlamentin shqiptar”

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit. Shkatërimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit.

Barinjtë i vënë flakën pyjeve, zbulohet shkaku i zjarrvënies

Prej ditës së djeshme po vijojnë të digjen hektarë të tërë me pyje në Kreshtë, mirëpo deri më tani asnjë masë nuk është marrë për shuarjen e flakëve. Për shkak të largësisë nga Lezha nuk ka shkuar asnjë zjarrfikës në vendngjarje. Zjarri ka përfshirë malin e Kreshtës afër fshatit Zimaj, të Lezhës dhe po vijon të përhapet dhe në zona të tjera. Mësohet se janë barinjtë ata të cilët i kanë vënë flakën malit, shkruan newsbomb.al. Kjo situatë është e përvitshme në këtë stinë, kur në zonat rurale punohet për lirimin e tokave për mbjelljen e fidanëve.

Dëme të mëdha në fondin pyjor, kallëzohet kryeinspektori i Beratit

Kryeinspektori i ISHMP Berat, Altin Kazazi, është kallëzuar penalisht nga Ministria e Mjedisit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sqaron se ka çuar për ndjekje penale Kazazin, pasi grupi i inspektimit ka zbuluar një dëm të konsiderueshëm në një sipërfaqe prej 197 ha në fondin pyjor, për të cilën kryeinspektori nuk ka marrë asnjë masë.

Deputetë të Parlamentit Shqiptar vizitë në pyjet e Zall-Dajtit

Me ftesë të Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale, tre deputetë të Parlamentit Shqiptar, së bashku me ekspertë të pyjeve, në datën 20 Nëntor 2015 bënë një vizitë në pyjet e fshatit Zall-Dajt në Tiranë, ku u takuan me banorë të fshatit.

Deri në vitin 2020, Kina planifikon ta mbulojë me pyje një të katërtën e vendit

Me objektivin për ta shndërruar Kinën në një eko-qytetërim, autoritetet po punojnë që pyjet të mbulojnë afërsisht ¼ e vendit deri në 2020. Planet nuk po shkojnë keq. Deri më sot janë mbjellë deri 13 milionë hektarë. Ripyllëzimi filloi pas viteve 90 me stuhitë që shkaktuan dëme në materiale dhe qindra të vdekur dhe është një plan shumë ambicioz për shtetin kinez.

Dioksidi i karbonit; NASA shuan kureshtjen

Misionet që ka ndërmarë NASA për të dhënë qasjen e saj karshi rritjes së nivelit të dioksidit të karbonit renditen si vijon:

Djegia e pyjeve, shfaqen tri vatra zjarri në pyjet e Bulqizës

Mali i Homeshit pranë zonës së Maqellares në Dibër është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Informacioni ka ardhur në redaksinë e Top Channel nëpërmjet rubrikes “Ti Raporton”. Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme duke pasur parasysh faktin që temperatura në këtë zonë nuk kanë kapur ende pikun për të rrezikuar zjarret natyrore. Zona e përfshirë nga flakët ndodhet në një terren të rrezikshëm malor dhe është mjaft e vështirë për të ndërhyrë në shuarjen e tyre.

Edhe disa zona pyjore të vendit tonë mund të fitojnë mbrojtjen e UNESCO-s

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA) bënë të ditur se disa zona pyjore të vendit tonë do të propozohen për të qenë pjesë e Trashgimisë Natyrore Botërore. Zona qendrore e Rrajcës në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicë si dhe Rezerva Strikte Natyrore Lumi i Gashit në Alpet Shqiptare janë dy nga 9 zonat në nominim për të qenë pjesë e Trashëgimisë Natyrore Botërore, site të UNESCO-s. PPNEA, pjesë e Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) ka punuar ngushtë bashkë me Euronatur për përcaktimin dhe promovimin e të dy zonave.

Është koha të dëgjojmë këmbanat!

Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale ka vite që ngre shqetësimin e shkatërrimit të pyllit shqiptar, duke iu drejtuar me rezoluta autoriteteve më të larta drejtuese të shtetit. Një zë vazhdimisht i humbur në shkretirën e shurdhërisë së politikanëve, që në 27 vitet e pas komunizmit nuk arritën qoftë ti japin vendit një ligj për pyllin shqiptar. Kush ka sy e veshë, kush gjykon për mjedisin ku lind e jeton, lëviz e sheh nëpër Shqipërinë tonë të vogël, apo thjeshtë informohet sadopak nga media, e ka bindjen që mbulesa e gjelbër e tokës tonë është dobësuar e pakësuar së tepërmi si nga prerja, zjarret, kullotja ashtu edhe gërmimet e gërryerjet.

Fondi pyjor, ISHPM: t’u hiqet licenca koncesionare 10 subjekteve

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit në kuadrin e ligjit të Moratoriumit të Pyjeve, gjatë inspektimeve për verifikimin dhe zbatimin e kontratave ekzistuese për fondin pyjor të subjekteve për aktivitetin që ushtronin në prerjen ripërtëritëse të fondit pyjor kombëtar, ka vërejtur disa shkelje. Pas kontrollit të ushtruar, u gjet se 10 subjektet që operonin dhe ushtronin aktivitetin në fushën e pyjeve, kanë shkelur një sërë udhëzimesh ligjore si dhe pika e kushte të kontratës me të cilat ato operojnë në këtë fushë, duke çuar proceset në veprime të kundërligjshme. Ndaj ISHPM-ja i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit, heqjen e licencës këtyre 10 subjekteve për ushtrimin e aktivitetit në fushën e pyjeve, për shkeljet e konstatuara;

Kamerat, shpëtimi i vetëm i pyjeve

Një milionë euro është fatura financiare që kërkohet për të pajisur të gjitha pyjet e vendit me kamera termike të cilat xhirojnë gjatë 24 orëve. Ky sistem, i cili është aplikuar në Tiranë dhe Shkodër, identifikon dhe filmon çdokënd që pret pyjet. “Ky sistem elektronik monitorimi, përveçse bën të mundur monitorimin e personave dhe mjeteve që hyjnë në fondin pyjor, por edhe lokalizimin dhe kapjen e tyre. Gjithashtu, ky sistem është i pajisur me kamera termike që ndihmon në lokalizimin e shpejtë të zjarreve”, thotë kryeinspektori i mjedisit, Ergys Agasi.

Kosovë: Punësim sezonal për 620 persona, do të mbrojnë pyjet

Edhe këtë vit Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi përmes të cilit 620 punëkërkues në Zyrat Komunale të Punësimit do të angazhohen për tre dhe dy muaj punë sezonale në programe për mbrojtje të pyjeve. Një marrëveshje të tillë të dy ministritë e kanë nënshkruar dhe implementuar edhe vitin e kaluar. Në bazë të kësaj marrëveshje, ata që do të rekrutohen nga Zyrat Komunale të Punësimit, do të angazhohen në dy projekte:

Masakra e pyjeve në Shelegur, anulohet tenderi

Deputetja e qarkut të Korçës, që mbulon zonën e Ersekës, zonja Arta Dade deklaroi në Fiks Fare se pamjet filmike të transmetuara në këtë emision tre ditë më parë do t’i çojë në prokurori, ku do të ngrejë një padi penale për të gjithë punonëjsit e adminsitratës së pyjeve dhe të Ministrisë së Mjedisit, që lejuan këtë masakër në zonën e mbrojtur të Shelegurit. Dade tha se kishte muaj që paralajmëronte institucionet përkatëse për këtë masakër që po ndodhte në këtë zonë të mbrojtur me një vendim të Këshillit të Ministrave.

Masakra mjedisore, si është zhdukur një pyll i tërë

Mali i Munellës në Mirditë dikur konsiderohej një pasuri kombëtare. Por, në të është bërë një krim i pashembullt mjedisor. Këto 25 vite, është prerë një pyll i tërë. Tashmë pamja që të ofron ky mal është kjo që shihni. Këto pamje kanë ngjallur reagimin e qytetarëve ku disa i kanë komentuar si barbarizma, të tjerë i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa dhe të tjerë thjesht kanë shfaqur keqardhje për këtë humbje çnjerëzore që njeriu i ka shkaktuar natyrës ndër vite duke i cilësuar përmbytjet dhe katastrofat natyrore si hakmarrje të natyrës.

Masakra në pyjet e Veriut, policia e as moratoriumi nuk e ndalojnë dot

Në harkun kohor të 4 muajve janë identifikuar 11 raste të shkeljes së moratoriumit të pyjeve ku në 6 raste janë marrë masa administrative, gjobë nga 5 milion lekë të reja. Ekspertët: Po veprojmë Shkatërrimi i pyjeve në vendin tonë nuk është një fenomen i ri, por ndonëse prej muajsh ka hyrë në fuqi moratoriumi për ndalimin e transportit dhe tregtimit të lëndës drusore, fenomeni vazhdon të jetë i pranishëm dhe prerja pa kriter nuk ndalet. Rritja e temperaturave dhe ardhja e stinës së verës, rikthen në qarkun e Shkodrës fenomenin e prerjes së paligjshme të pyjeve. Duke qenë territor malor, prerja përqendrohet kryesisht për verë ndërsa abuzuesit krijojnë rezerva me lëndë drusore që më pas i tregtojnë në dimër,

Midis dy pronarëve të pyllit

Sa peshon pylli i familjes? Sa humbet shteti nga pylli i tij?

Ka shumë debate e komente. Përgjithësisht tenkinicenët e pyjeve të shkolluar nga shteti, argumentojnë domosdoshmërinë e shtetit pronar të pyllit. Familjet rurale e kanë ushtruar zejen e menaxhimit të drurëve në mbi 10 mijë vite, rrugë në të cilën kanë krijuar përvojë të pasur për menaxhim të qëndrueshëm të pyllit për nevoja të familjes. Shteti ka patur avantazhin e arbitrit dhe për gjenerata të tëra ka argumentuar familjen si shkatërruese të pyllit dhe veten si kompetent për të qenë pronar.

Moratorium 10 vjeçar për pyjet. Rama: Nëse do vazhdonim kështu, pas 15 vitesh, s’do kishte më pyje

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, maxhoranca do të votojë moratoriumin 10 vjeçar për mosprekjen e pyjeve si dhe një paketë ligjore e cila do të sanksionojë dënimet për abuzuesit. Kryeministri Rama tha në konferencën e organizuar për këtë çështje se së shpejti, shfrytëzimit barbar të pyjeve do t’i vijë fundi. Kreu i qeverisë theksoi se me miratimin e ligjeve dhe moratoriumit prerja e pyjeve për qëllime ekonomike apo industriale do të reshtë së punuari për 10 vite. Të vetmit që do të lejohen do të jenë qytetarët, të cilët mund të presin pemë për interesat e tyre shtëpiake.

Moratoriumi 10 vjeçar i shfrytëzimit të lëndës drusore, kthesë historike

Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka në praninë e Kryeministrit Z. Edi Rama prezantoi një nga masat më drastike që po ndërmerret në sektorin e pyjeve nga Qeveria Shqiptare: Moratoriumin 10 –vjeçar të shfrytëzimit të pyjeve. Në fjalën e tij Ministri Koka bëri një përshkrim të shkurtër të situatës së trashëguar në 70 vitet e fundit duke vënë theksin në një trashëgimi të mbarsur me defiçite në fondin shqiptar të pyjeve. Duke iu referuar masave të marra nga Ministria e Mjedisit në këto dy vite për të ndryshuar situatën e trashëguar në pyje Ministri Koka tha:

Moratoriumi i pyjeve, Alia: Sigurimi i lëndës së parë nga importi ka rritur çmimin e mobiljeve

Ndalimi i prerjes së pyjeve për një periudhë 10-vjeçare ka ndikuar në rritjen e çmimit të mobiljeve. Sipas përfaqësuesve të kësaj industrie tashmë lënda e parë sigurohet vetëm nga importi e si rezultat çmimi i produkteve përfundimtare është rritur me 30%. Por referuar mobiljeve që prodhohen për eksport, përpunuesit e drurit janë të favorizuar duke qenë se kanë zbritje të TVSH-së.

  • 1
  • 2