revista Science

Dosja e hapur për “Epokën Antropogjene"

Një panel shkencor ndërkombëtar beson se dyshimet se tani kemi hyrë në një epokë të re gjeologjike janë të pakta. Ekipi, i cili ka qenë i ngarkuar me përcaktimin e të ashtuquajturës epoka antropogjene, thotë se ndikimet e njerëzimit në Tokë do të jetë të dukshme në sedimente dhe shkëmbinj miliona vjet në të ardhmen. Hulumtuesit janë duke punuar drejt një klasifikimi formal të epokës së re. Një çështje e hapur është data zyrtare e fillimit, për të cilën disa anëtarë të panelit mendojnë se mund të jetë viti 1950. Kjo dekadë shënon fillimin e "Përshpejtimit të Madh", kur popullësia njerëzore dhe modelet e saj të konsumit papritmas u përshpejtuan.

Pse europianët po i zëvendësojnë pishat me fletore?

Që herët diskutonim se pse europianët po i zëvendësojnë pishat me fletore (gjetherënes)? Por ky artikull ma shuajti kureshtjen. Pse mbjellja e pishave mund ta përkeqësojë ngrohjen globale? “Jo të gjitha pemët janë krijuar të barabarta kur bëhet fjalë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe se këto mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë” - thonë shkencëtarët e klimës. Një studim i ri, i publikuar në revistën Science, tregon se zgjerimi i pyjeve në drejtim të haloreve në Evropë ka shkaktuar ngrohjen globale.