Saranda International Airport

Mbërrin aeroport i ri, themelohet ‘Saranda International Airport’

Teksa qeveria është në negociata me Tirana International Airport për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi, duket se në Shqipëri po mbërrin një aeroport i ri. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është regjistruar një kompani e re e quajtur Saranda International Airport. Kompania zotërohet në masën 34 për qind nga një shtetas me emrin Donald Shena, ndërsa 66 për qind e aksioneve të saj i përkasin një shoqërie me emrin American Capital Group. Në dokumentin e regjistrimit të kompanisë saktësohet se objekti i saj do të jenë shërbimet aeroportuale.